Politike

Mungesa e Mimi Kodhelit në Kukës, ndarje përfundimtare e socialistes së vjetër me Ramën?

6 Prill 2019, 11:48 Nga DOSJA
Mungesa e Mimi Kodhelit në Kukës, ndarje përfundimtare e

Protesta e kuksianëve që e detyroi Edi Ramën të marrë helikopterin për të shkuar në Kukës, ishte si një re e zezë që mbuloi shkëlqimin e mungesës së Mimi Kodhelit.

Deputetja e vetme e Partisë Socialiste në Kukës, nuk ishte fare prezente dje në vizitën e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë. Dikur Mimi Kodheli ishte e deleguara e PS në Kukës.

Deri në momentin, kur Safet Gjici e ndau mendjen të kandidojë për Bashkinë e Kukëstit dhe në janar të 2018 vendosi të marrë nën kontroll degën e PS dhe të largojë që aty deputeten dhe të deleguarën e kryesisë.

Sherr dhe debate të shumta pati brenda Partisë…

Safet Gjici kishte marrë mbështetjen e Ramës. Shkarkoheshin socialistë për t’u emëruar njerëz të Gjicit në drejtoritë lokale.

Kodheli dhe soclistët e kundërshtuan, por Kryesia e PS, mbajti qëndrimin kundër saj.

Në 17 janar me vendim të kryesisë së PS, largohet Mimi Kodheli si e deleguar, për t’u zëvendësuar nga Safet Gjici.

Vendimin që u komunikua nga Taulant Balla dhe Ilir Beqja, u kundërshtua me një deklaratë të ashpër të degës së PS, Kukës:

“Shkarkimi i znj. Mimi Kodheli si e deleguar për Qarkun tonë është i padrejtë, pasi ajo përfaqëson në Kuvend votuesit e PS-së së Qarkut Kukës. Personi i ngarkuar si i deleguar për Qarkun Kukës z. Safet Gjici është në kundërshtim me statutin e PS-së dhe nuk përfaqëson interesat e socialisteve të Kukësit, as të votuesve të PS-së Kukës, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka dëshmuar këtë. Në këtë mënyrë problemet tona të premtuara për zgjidhje jo vetëm që nuk filluan të zgjidhen, por me një revansh dhe më të shtuar u agravuan duke u shkelur rëndë të drejtat e socialisteve.”

Asnjë përgjigje nga kryesia për këtë deklaratë, por gradualisht delegimi iu la Ilir Beqjes.

Ish – ministri i Shëndetësisë, i akuzuar në prokurori për shkeljet me koncesionet në shëndetësi, nisi dje takimin ku mungonte deputetetja Mimi Kodheli.

Kështu, takimi i kryeministrit u hap nga i deleguari i partisë, jo nga deputetja e zonës.

Mesa duket, Mimi Kodheli, dikur njeriu më i afërt i Edi Ramës, tani nuk ka më as marrëdhënie njerëzore as marrëdhënie institucionale me të. Vendin e saj e ka zënë Safet Gjici.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mimi kodheli safet gjici sherr ne ps socialistet e kukesit edi rama mimi kodheli safet gjici sherr ne ps socialistet e kukesit

Sondazh

Poll