Politike

“Ti ke votuar për LSI”, Rama i dhuron lule, qytetari ia kthen: Kam votuar PD

6 Prill 2019, 08:44 Nga DOSJA
“Ti ke votuar për LSI”, Rama i dhuron lule, qytetari ia kthen:

LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në rrugën Torovicë, Lezhë ku është pritur edhe nga banorët e zonës. Ai ka postuar një video, ku shfaqet një vajzë e vogël duke i dhuruar një buqetë me lule, të cilën më pas, Rama ia dhuroi njërit prej banorëve. Por si gjithmonë, Rama nuk la pas batutat me qytetarët.

Më keni lujt mendsh, rruga e Torovicës rruga e Torovicës, po tani… Keni 25 vjet pa rruge tani ta bëjmë, kjo rrugë ishte për tu kaluar me tank’, i tha Rama banorëve duke qeshur.

‘Merri lulet. E di pse ti dhashë ty lulet? Se është bardhë e kuq  e ti ke votuar për LSI’, tha Rama duke shkaktuar të qeshura.

Për PD kam votuar po për LSI asnjëherë’, tha qytetari që mori lulet.

Ke votuar për PD ë? Epo lule blu s’ kam‘, tha Rama.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lezhe punimet ne rrugen e torovices edi rama lezhe punimet ne rrugen e torovices

Sondazh

Poll