Politike

Kryemadhi ‘thumbon’ Ramën: Burri im i njeh fëmijët e tij dhe i ngjajnë

5 Prill 2019, 20:44 Nga DOSJA
Kryemadhi ‘thumbon’ Ramën: Burri im i njeh fëmijët e

TIRANË– Kryetarja e LSI-së ka thumbuar kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e sotme, teksa ishte e ftuar në emisionin “Repolitix”. E pyetur për ironitë që kryeministri Edi Rama bën në lidhje me Kryemadhin në çdo takim, ajo tha se Rama e bën këtë gjë pasi ka mbaruar koha e drejtësisë.

Rama më sulmon sepse ai nuk ka respekt për gratë. Nuk është më cështje batutash, ai e di që është fundi. Kush e njeh Ramën e di që është shumë keq, nervoz, në panik dhe makth. Të tëra këto i krijojnë oshilacione mendore dhe mbledh administratën atje,”– tha Kryemadhi.

Mirëpo në përgjigjen e saj Kryemadhi u duk sikur thumboi kryeministrin rama teksa u shpreh se bashkëshorti i saj i njeh fëmijët e tij dhe i do.

Është plakur, vjetruar sepse fidan të rinj po lulëzojnë në jetën politike, në bahçen e PS-së, Lali Eri, Bushati, Gjiknuri, që po e konkurrojnë. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam e varfër, kam një familje të mrekullueshme. Kam një bashkëshort shumë të mirë që i njeh fëmijët e tij dhe i ngjajnë, kam edhe një familje që i duam prindërit tanë, edhe ata që nuk janë gjallë edhe ata që janë. Një njeri që nuk ka respekt për familjen e vet nuk pres dhe nuk duam të më respektojë mua. Koha e dashurisë mbaroi, tani ka filluar koha e drejtësisë,”- u përfundoi kryetarja e LSI-së.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj lsi monika kryemadhi edi rama erion veliaj lsi monika kryemadhi

Sondazh

Poll