Politike

Ish-Presidenti Moisiu: Meta e ka për detyrë të ulë palët në tavolinë (VD)

5 Prill 2019, 20:14 Nga DOSJA
Ish-Presidenti Moisiu: Meta e ka për detyrë të ulë

TIRANË– Ish-Presidenti Alfred Moisiu i ftuar në “Provokacija” është shprehur se Ilir Meta e ka detyre kushtetuese që të marrë dhe të ulë palët në tavolinë. Sipas tij, kiza politike mund të zgjidhet nëse ka një dialog me palëve para zgjedhjeve të 30 Qershorit. Më tej vendimin për djegien e mandateve të opozitës ai e ka konsideruar vetëvrasje politike.


“Unë e kam kaluar këtë fazë në 2017 dhe gjykoj se i dhashë zgjidhje kësaj pune. Në atë kohë unë bëra detyrën time dhe në zgjidhje mori pjesë gjithë klasa politike, por u zgjidh. Unë them që nuk ka krizë që nuk ka zgjidhej. Kushtetuta e detyron Presidentin, dhe Presidenti është për të për të përfaqësuar unitetin e popullit. E ka detyrë kushtetuese Presidenti.

Tani unë dy herë i kam bërë thirrje presidenti dhe nuk prisja përgjigje direkte por prisja një përgjigjej indirekt që ia të bëhet ftesë palëve dhe jam kritikuar për këtë nga rrejte sociale. Unë e di situatën dhe i di edhe rrethanat. Unë them që një njeri që ka marrë përsipër një detyrë duhet të bëjë çmos për t’ia dalë mbanë. Ai ka vështirësitë e tij në këtë punë dhe unë e kam përshëndetur zgjedhjen e tij si president pikërisht sepse gjykoja se ai njeri ka një formim politik të hershëm të gjatë dhe të suksesshëm. Ka aftësinë për t;u marrë vesh ke dy palët dhe mund ta arrinte këtë punë.

Por kjo është një vetëvrasje politike e asaj pjese politike që e ndërmori këtë punë. Por tani duhet sinqeritet dhe vullnet për ta zgjidhur. Tani kjo pse nuk mund të hyjë më në Parlament dhe kjo gjë dihet. Por zgjedhjet vendore janë një provë dhe duhet një dialog para zgjedhje vendore që të përgatitet dhe të marrë pjesë në zgjedhjet vendore dhe them se mund të ketë rezultat nëse duan sigurisht. Nëse nuk duan dhe duan destabilizim atëherë dalim tek një fjalë e vjet që thotë “ujku do mjegull”.

Unë nuk them që mazhoranca nuk ka gabimet e saj ka edhe ajo sa të duash por atë mazhorancë e ka zgjedhur ku popull me votë të konsiderueshme. Motivi që u gjet për të bërë këtë krizë është artificial se janë vjedhur votat. Pse i pranuan zgjedhjet atëherë nuk ishte për t’u pranuar. Sepse opozita ishte pejsë e qeverisje me 6 ministra. Aparatin e kontrollit e kishin. Tani unë nuk mund të them se u vollën dhe nuk u vollën dhe këtë e vendos gjykatë. Pir tek ne gjithmonë janë vjedhur. Një huq i fundi vështirë që të prishet. Nuk ishte kjo rruga”, tha Moisiu.

Marrë nga Abcnews.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alfred moisiu djegia e mandateve te opozites ilir meta kriza politike opozita e re alfred moisiu djegia e mandateve te opozites ilir meta kriza politike opozita e re

Sondazh

Poll