Politike

Zëri i Amerikës për situatën në Shqipëri: Protestat po bëhen para vendimit të BE (VD)

5 Prill 2019, 17:56 Nga DOSJA
Zëri i Amerikës për situatën në Shqipëri:

TIRANË- Zëri i Amerikës ka udhëtuar drejt Shqipërisë me një grup xhirimi ku ka përgatitur një kronikë për situatën politike në vend. Kjo kronikë është përgatitur nga gazetarët e SHBA dhe jo nga korrenspodentët e VOA në Shqipëri.

KRONIKA E PLOTË

Protestat e përjavshme në qendër të Tiranës ndodhin në kohën kur BE do të vendosë për Shqipërinë në qershor, nëse do të vazhdojnë bisedimet për të hapur negociatat e anëtarësismit në Bashkimin Europian.

Protestat kanë qenë një peizazh i shpeshtë që prej ditës kur opozita vendosi që të linte vendet e saj në parlament në shkurt. Partia Demokratike sqaron se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore nëse nuk largohet Kryeministri Edi Rama, për t’u ndërtuar një qeveri tranzitore.

Largimi i Edi Ramës, një qeveri tranzitore e ndërtuar me socialist të cilët nuk janë të lidhur më krimin, e cila fillimisht do zgjidhë duart e prokurorëve dhe më pas vënja përball drejtësisë e politikanë të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e 2017-ës dhe në këtë mënyrë të bashkpunojnë më opozitën për të avancuar më reformën zgjedhre dhe atë në drejtësi”, tha Basha.

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e tij ka bërë shumë progress me reformat e drejtësisë, krimi, korrupsioni dhe trafikimin e drogës. Ai thotë se është zgjedhja e opozitës nëse ata do të marrin pjesë osë jo në zgjedhjet e qershorit.

Ne jetojmë në një vend të lirë, sigurisht nuk është një demokraci e konsoliduar por është mjaftueshëm solide jo vetëm për të kuptuar, po edhe në sjellje. Në princip zgjedhjet janë për çdokënd. Ndërkohë që ngërçi politik vazhdon të thellohet, ka shqetësime së kjo do ndikojë në hapjen e negociatave të shqipërisë me BE”, shprehet Rama.

Përfaqësuesja e BE, Maja Kocijançiç i tha VOA-së se pavarësisht situatës politike në vend, shqipëria ka arritur rrezultate të ulëta në letër, por gjithashtu shtoi se lënja e mandateve nga opozita rrezikon seriozisht funksionimin e parlamentit dhe gjithashtu vendos në mëdyshje progresin e bërë nga shqipëria në rrugën drejt bashkimit europian.

Me 3 muaj të ngeluar nga zgjedhjet vendore, pjesëmarrja e partisë demokratike mbetet e paqartë dhe njerëzit në rrugë po pyesin veten se sa legjitime do të jenë këto zgjedhje.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha nuk ka dhënë një përgjigje finale për pjesëmarrjen në zgjedhje. Mesa duket e ardhmja politike e shqipërisë dhe rruga e saj drejt bashkimit europian do vazhdojë të mbetet e pasigurtë për tani.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave te be lulzim basha situata poltike ne shqiperi zeri i amerikes edi rama hapja e negociatave te be lulzim basha situata poltike ne shqiperi zeri i amerikes

Sondazh

Poll