Politike

Lulzim Basha flet për herë të parë për sondazhin: Vota e shqiptarëve do t’i besohet PD

5 Prill 2019, 16:59 Nga DOSJA
Lulzim Basha flet për herë të parë për sondazhin: Vota

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për herë të parë për sondazhin e IPR Marketing, të publikuar disa ditë më parë, i cili e nxjerr Partinë Demokratike me një rritje prej 10 pikësh dhe opozitën e bashkuar si fituese të zgjedhjeve. (Lexo këtu)

Duke folur për situatën në Arsimin e Lartë, Basha tha se nuk do të ketë asnjë vajzë apo djalë shqiptar që do të mbeten pa studiuar për shkak se familja e tyre nuk ka mundësi ekonomike, e për këtë i duhet vota e qytetarëve.

“Studentore do të thotë konvikte, mekanizëm të cilin do ta vëmë menjëherë në lëvizje, kur PD me votën e qytetarëe, siç besoj se e keni parë, do t’i besohet dhe do të marrë në dorë qeverisjen e vendit.
Por duhet më shumë se kaq. Duhet edhe më shumë se kaq që ju të mos ndiheni të përjashtuar, por të ndiheni të nxitur për të qendruar në Shqipëri apo për t’u kthyer në Shqipëri. Ne do t’i japim fund sistemit që përjashton, ku i gjithë vendi është në duart e qeverisë dhe 5 oligarkëve që nga mëngjesi deri në darkë, hanë e pinë me kryeministrin dhe vendosin se kush mer çfarë, si, qysh, tek”, – tha Basha.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha sondazhi i ipr marketing lulzim basha sondazhi i ipr marketing

Sondazh

Poll