Politike

Basha prezanton sistemin e ri të përzgjedhjes së kandidatëve të PD: Pamundëson zgjedhjen e kriminelëve

5 Prill 2019, 16:58 Nga DOSJA
Basha prezanton sistemin e ri të përzgjedhjes së kandidatëve

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me studentë nga universitetet e Tiranës, ku është diskutuar për problematikat e tyre.

Ky takim përveç dëgjimit të problemeve të studentëve, për Bashën shërbeu dhe për të shpalosur platformën e tij politike. Kreu i demokratëve tregoi se si do zgjidhen deputetët nën siglën e PD, ku shtoi se do të ngrihet një sistem i ri.

“Ne po adoptojmë një model europian brenda partisë tonë. Unë jam i vendosur ta modernizoj dhe ta demokratizoj Partinë Demokratike, dhe për këtë kam mbështetjen e botës perëndimore. Të partisë Konservatore në Angli, CDU-së Gjermane, Partisë Republikane Amerikane. Sistemi që ne do të adoptojmë është një sistem që e hap PD-në, e hap ndaj çdokujt që ndan vlerat tona, vizionin tonë për shoqërinë, për lirinë e individit, mundësitë, konkurencës dhe ju jep mundësinë përmes garës të kontribuojnë nëqoftëse duan të marrin përgjegjësi publike. Që të ndryshojë politika, në rradhë të parë duhet të ndryshojnë faktorët e politikës, që janë partitë politike. Nëse brenda partive politike, gjithë vendimarrja është në dorën e një njeriu, në rastin konkret të kryetarit të partisë që bën listën e kandidatëve për deputetë, ashtu do të jetë nesër dhe shteti, në dorën e një njeriu. Ne do ti japim fund kësaj praktike. Unë ju jap fjalën se jam i vendosur ti jap fund kësaj praktike, duke nisur brenda Partisë Demokratike sot, dhe nesër në qeverisje. Në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve ne do të ndjekim praktikat europiane. Do të mundësojmë se çdokush që ka interest ë përfaqësojë politikisht qytetarët, komunitetin, në çdo lloj niveli, të kenë mundësinë të garojnë. Natyrisht do ta bëjmë këtë duke i pamundësuar garimin njerëzve me rekorde kriminale, apo njerëzve që vijnë aty me para për të shyumfishuar paratë e tyre, jo për ti shërbyer qytetarëve apo njerëzve që nuk ndajnë vlerat tona. Britanikët do të na ndihmojnë dhe po na ndihmojnë që ne të ndërtojmë tashmë një mënyrë të zbatimit të këtyre rregullave. Nesër do të shikoni vetë, kur PD do të votojë online formularët e aplikimit pë rata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhëhsme në emër të Partisë Demokratike e cila do të jetë e hapur për të gjithë. Dhe do të jetë merita ajo që do të përcaktojë se kush do të jetë ai/ajo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe përmes një vleresimi transparent, mundësinë për të përfaqësuar nesër PD-në në një Parlament të çliruar nga krimi dhe me një qeverisje të çliruar nga krimi dhe kriminelët”, u shpreh Basha.

Takimi i Bashës u zhvillua në oborrin e Universitetit Politeknik dhe u diskutua për post-protestën e studentëve. Disa prej përfaqësuesve të studentëve shprehën problemet e tyre, ku u shprehën se shumë prej kërkesave që artikuluan në dhjetor nuk janë plotësuar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha sistemi i ri te zgjedhjeve zgjedhja e kandidateve te pd lulzim basha sistemi i ri te zgjedhjeve zgjedhja e kandidateve te pd

Sondazh

Poll