Politike

Partia Konservatore angleze në Tiranë, Basha zbulon arsyen e vizitës

5 Prill 2019, 16:31 Nga DOSJA
Partia Konservatore angleze në Tiranë, Basha zbulon arsyen e

TIRANË- Lideri i opozitës, Lulzim Basha, në një takim me studentë nga fakultetet të ndryshme, teksa është njohur me problemet me të cilat ata ndeshen, u ndal edhe tek një vizitë që po zhvillon një grup pune nga Partia Konservator e Anglisë, në selinë blu.

Sipas Bashës, arsyeja e ardhjes së këtij grupi pune është që të ndihmojë Partinë Demokratike në modernizimin e saj dhe në bazën ligjore për krijimin e një ligji modern për Arsimin e Lartë.

Këtë detaj ai e dhe teksa foli për programin e PD-së për Arsimin e Lartë.

“Plani im për Arsimin e Lartë, është hapi i parë dyfishimi i buxhetit të Arsimit të Lartë.

A është e mundur. Sigurisht që është e mundur. Mjafton që Edi të mos vjedhë me Damianin dhe DHL-në te Unaza. Kjo do të thotë që me këto para do përfitohen 100 përqind para për Bachelor dhe Master.

Për të gjithë ata studentë që kanë të ardhura mbi 640 mijë lekë në muaj, do të bëhet përgjysmim i i tarifës.

5 mijë bursa sociale për ata studentë që edhe po tua zerosh tarifën, s’kanë mundësi as të marrin dhomë me qira, as të ushqehen e as të blejnë tekstet shkollore. Në një masë prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit, 5 mijë studentë familjet e të cilëve janë në një gjendje ekonomike katastrofike, do t’ju mundësohet studimi

Nuk do të mbetet asnjë vajzë apo djalë të cilët janë në vështirësi ekonomike pa arsim të lartë.

Nuk është një përbetim, por kemi një plan konkret që do ta vendosim në lëzizje, kur PD të vijë në qeverisjen e vendit.

Duhet më shumë se kaq, që të mos ndiheni të përjashtuar dhe të mos largoheni nga Shqipëria.

Do ta anulojmë këtë ligj që në ditën e parë që do të vijnë në qeveri por fillimisht duhet të kemi gati ligjin e ri për Arsimin e Lartë dhe për këtë kemi filluar punën me një grup ekspertësh.

Dhe kjo është edhe arsyeja përse Partia Konservatore ka zbritur para gjysmë ore në Tiranë. Kjo do të thotë që ne po adaptojmë një sistem evropian edhe në Parti.”, tha Basha.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ligji i arsimit të lartë lulzim basha modernizimi i pd partia konservatore angleze në tiranë ligji i arsimit të lartë lulzim basha modernizimi i pd partia konservatore angleze në tiranë

Sondazh

Poll