Politike

Kriza politike, Calavera apel palëve: Duhet dialog, qeveria të zbatojë rekomandimet e OHDIR

5 Prill 2019, 15:49 Nga DOSJA
Kriza politike, Calavera apel palëve: Duhet dialog, qeveria të

TIRANË- Shefja e ONM-së, cila njëkohësisht është dhe Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Calavera Ruiz, ka reaguar për vizitën e saj në Tiranë.

Në një postim në mediat sociale ajo shkruan se duhet të rifillojë dialogu ndërpartiak për të zhgjidhur krizën politike.

Ndërkohë që Bashkimi Evropain pret që dialogu ndërpartiak të rifillojë në mënyrë konstruktive, shumë e rëndësishme për qeverinë është të përparojë me shpejtësi në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it nën kompetencën e saj të drejtpërdrejtë”, shkruan Calavera.

Shefja e ONM prej ditës së djeshme ndodhet në Tiranë ku ka zhvilluar disa takime me liderët politikë. Dje Calavera u takua me Ramën, ndërsa sot ka zhvilluar një bisedë me ish-deputetët e PD në lidhje me Reformën në Drejtësi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike calavera ruiz djegia e mandateve te opozites kriza politike shefja e onm calavera ruiz djegia e mandateve te opozites kriza politike shefja e onm

Sondazh

Poll