Politike

Basha bashkëbisedim me studenët: Do sigurojmë 10 mijë praktika, peshorja do anojë nga ju

5 Prill 2019, 15:46 Nga DOSJA
Basha bashkëbisedim me studenët: Do sigurojmë 10 mijë

TIRANË–  Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh lideri i opozitës, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me studentët në ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Duke folur për problematikat me të cilat përballen studentët, Basha u shpreh se nëse do të marrë besimin e qytetarëve ai do të sigurojë për 10 mijë studentë mundësi për praktika pune.

Ai iu përgjigj interesimit të një prej studentëve i quajtur nga Dorian Beqiri, nga fakulteti i Shkencave të Natyrës, i cili pyeti rreth çunësimit dhe programeve të praktikave.

“Në Gjermani pata mundësi të drekoja me 8 stazhierë në Bundestagun gjerman. Nga 8 stazhierë shqiptarë, dy kanë nisur punën në Bundestag dhe të gjithë ishin të zgjedhur përmes programeve të stazhit që Bundestagu ka për studentët që vijnë nga rajoni ynë.
Ky është jo thjeshtë një prioritet, por duhet të jetë një prioritet absolut për studentët tanë. Për këtë arsye ne kemi parashikuar në programin tonë, një mundësi stazhi për 10 mijë studentë shqiptarë në vit. Pra 10 mijë student shqiptarë në vit, do të përfitojnë mundësinë përmes konkurencës, të jenë diku në praktikë pune në sektorin privat apo në institucione shtetërore. Mënyra se si do të realizohet, do të reflektojë prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë, sepse kur bën stazhin e bën me synimin që të mësohesh me praktikën e punës dhe të gjesh një vend pune. Fjala kyç këtu është një vend pune. Edhe nëqoftëse qeveria financon 100 mijë stazhe, nëse ska vende pune çfarë do të bësh?! Prandaj gjithçka duhet të jetë në funksion të krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës me kushte dhe paga dinjitoze”, – tha Basha.

Sipas tij, qeveria duhet të ndajë fonde të veçanta për studentët, por nuk e ka bërë, ndërsa premtoi se ai do të anulojë kontratat e paligjshme koncesionare me të ardhur në pushtet.

“Qeveria duhet të ndajë fonde dhe qeveria e ardhëshme do të ndajë fonde dhe ju jap fjalen se qeveria e ardhëshme arsimin e lartë e ka prioritet absolut. Fondet që do të ndahen për këtë janë vetëm një fraksion I fondeve që kjo qeveri harxhon vetëm për dy oligarkë. Vetëm për dy oligarkë! Një prej vendimeve të para do të jetë anullimi I kontratave jo vetëm I dy oligarkëve, por të gjithë oligarkëve dhe rikthimi këtyre parave në politika që nxisin punësimin, kualfikimin e rinisë dhe shanset dhe mundësitë që rinia paralelisht me kualifikimet të punësohet këtu në Shqipëri”, – tha Basha.

Sipas Bashës, askush nuk do mbetet pas studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike, pasi qeveria do të rrisë fondet. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha bashkëbisedim me studentët lulzim basha studentët basha bashkëbisedim me studentët lulzim basha studentët

Sondazh

Poll