Politike

I bllokuan rrugën në Kukës, Rama- Shehut: Ç’derexhe, doni dhe vota nga populli

5 Prill 2019, 14:41 Nga DOSJA
I bllokuan rrugën në Kukës, Rama- Shehut: Ç’derexhe,

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur qesharak kryebashkiakun e Kukësit, Bashkim Shehun. Në një status në Twitter, Rama shkruan se Shehu del e zë rrugën e Kukësit bahskë me administratën, në vend që të ishte në pritjen e mbajtur në kuadër të hapjes së punimeve të aeroportit ndërkombëtar.

Një kryebashkiak qesharak i një partie qesharake del e ze rrugën e Kukësit me administratën, në vend se të ishte me mijëra qytetarët kuksianë në çeljen e punimeve të aeroportit ndërkombëtar!Merren me prita rrugësh në shekullin e XXI e pastaj duan vota nga ky popull Oh ç’derexhe!”- shkruan kryeministri Edi Rama.

Ditën e sotme, kryeministri Rama nga Kukësi konfirmoi Safet Gjicin si kandidat të PS-së në qytetin verior. Gjithashtu në fjalën e tij, Rama kërkoi edhe falje lidhur me taksën e vendosur në Rrugën e Kombit.

Disa orë pasi Rama të hynte në qytet mbështetësit e PD bllokuan Rrugën e Kombit, aty ku pritej të kalonte edhe kryeministri. Ky i fundit për të shmangur përplasjen, zgjodhi të shkonte në Kukës me helikopter.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aeroporti ne kukes bashkim shehu edi rama kukes aeroporti ne kukes bashkim shehu edi rama kukes

Sondazh

Poll