Politike

Ish-deputja e LSI tregon emrin: Bushati kandidaturë e mirë si kryeministër i qeverisë tranzitore

5 Prill 2019, 14:26 Nga DOSJA
Ish-deputja e LSI tregon emrin: Bushati kandidaturë e mirë si

TIRANË- Ish-deputetja Nora Malaj e ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News deklaroi se ish-ministri Ditmir Bushati mund të jetë një kandidaturë shumë e mirë për qeverinë tranzitore.

Teksa po diskutohej për sondazhin e fundit ku PS kishte rënie të elektoratit, Malaj shprehu pikëpamjen e saj se duhet qeveri tranzitore për të shpëtuar nga kriza politike.

PJESË NGA BISEDA

Malaj: Nëse do bëhet një vendimmarrje për të çuar në qeveri tranzitore, do të bëhet tek Partia Socialiste. PS-ja ka memorie të paparë. Nuk të fal në 2000 kur Erjoni i bëri katarsis me “Mjaft-in” atëherë dhe kishte një pjesë të njerzëve, që u prekën. Janë disa rryma brenda që e shohin PS-në si familjen e saj.

Zheji: Si vasili i cili ju sheh ende si pjesë të PS-së.

Malaj: Ne jemi të majtë në ideologji, por në kauzën e madhe që po ndodh sot në këtë komb duhet të bëjmë zgjidhjen e problemit. Zoti Bushati mund të jetë një kandidaturë shumë interesante për qeverinë tranzitore.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bushati kryeminister ditmir bushati nora malaj qeveria tranzitore bushati kryeminister ditmir bushati nora malaj qeveria tranzitore

Sondazh

Poll