Politike

Del papritmas nga ‘sirtari’ emri, a do arrijë zv.ministrja e Brendshme të marrë timonin e socialistëve në Durrës?

5 Prill 2019, 14:15 Nga DOSJA
Del papritmas nga ‘sirtari’ emri, a do arrijë zv.ministrja e

Një kandidaturë e papritur ka dalë nga sirtari i Edi Ramës për Durrësin. Pas hezitimit për Spartak Kovaçin e propozuar nga vet Dako dhe për Arbër Brahon, djalin e Spartak Brahos, i ka hedhur sytë nga një femër.

Rovena Voda, zëvendësministrja e Brendshme, megjithëse është kandidatura më e vonuar, duket se është më e forta.

Jo vetëm për dobësinë e Kryeministrit – kryetar të PS për të punuar me gra, por edhe për faktin se nuk është përfshirë në asnjë nga klanet e socialistëve të Durrësit, Rovena Voda duket se ka më shumë mundësi se të tjerët.

Emri i saj erdhi pasi PS e Durrësit nuk kishte entuziazëm për asnjë nga dy kandidatët që ishin hedhur për diskutim, ndërsa Ardian Çela, drejtori i OSHEE, që kishte mbështetjen e të gjithëve, nuk pranoi të kandidonte.

Zgjidhja u gjet brenda Qeverisë dhe mund të jetë variant më i mirë në kushtet kur kryetari aktual i Bashkisë është nën peshën e akuzave për blerje votash në bashkëpunim me bandat kriminale.

Përveç lehtësimit të peshës së akuzave, Voda do të garantonte një marrëdhënie vertikale perfekte me Kryeministrin, që është mësuar të kontrollojë me telefon edhe pushtetin lokal.

Rovena Voda, 42 vjeçe, e lindur në Durrës, ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe ka bërë masterin në qytetin e lindjes, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Ajo ka bërë karrierë graduale në Qeverinë Rama. Në 2014 e ka filluar si drejtore e kabinetit të Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin. Ishte një ftesë e shoqes së saj të Fakultetit, Ermonela Felaj, që e futi në nivelet politike të qeverisjes. Më pas u bë shefe e Kabinetit e Ministrit të Brendshëm, kur në detyrë ishte Fatmir Xhafaj dhe preh 22 majit 2017 zëvendësministre e brendshme.

Jetështrimi i shkurtër i Rovena Vodës
Rovena Voda ka lindur në 14 gusht 1976 në Durrës dhe është e martuar.
Ajo është diplomuar si Juriste, Fakulteti i Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës në vitin 2000. Znj.Voda mban gradën Master Shkencor, në “E drejtë private”, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, 2012-2015.
Nga maji 2004 deri në shtator 2014, znj.Voda ishte Avokate pranë Dhomës së Avokatisë Durrës. Në qershor – nëntor 2008 punoi si juriste pranë ‘Raiffeissen Bank’, dega Durrës.
Në vitet 2010 – 2011 ka qenë Ndërmjetëse për zgjidhje me ndërmjetësim të konflikteve tregtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës.
Nga janari 2008 deri në dhjetor 2012 znj.Voda ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për lëndët: “E drejtë civile”, “E drejtë publike”, “E drejta e detit”, “E drejtë turizmi” dhe “Etika në turizëm”.
Nga shtatori 2014 deri më mars 2017 znj.Voda ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Prej 22 marsit 2017, znj.Voda u emërua në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme. Që prej 22 majit 2017, znj.Voda është emëruar në pozicionin e zv/ministres së Brendshme. Znj. Voda ka marrë pjesë në shumë takime e konferenca ndërkombëtare, si dhe ka kryer një sërë kualifikimesh e trajnimesh. Ajo është autore e disa publikimeve shkencore.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gara ne ps rovena voda vangjush dako zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama gara ne ps rovena voda vangjush dako zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll