Politike

Rama në Kukës, kryebashkiaku Shehu: Turp, po mashtron qytetarët me shifrat e aeroportit

5 Prill 2019, 13:54 Nga DOSJA
Rama në Kukës, kryebashkiaku Shehu: Turp, po mashtron qytetarët

KUKËS- Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu bashkë me mbështetësit e PD-së janë nisur drejt aeroportit, ku kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.

Teksa marshonte me mbështetësit e tij, Shehu tha për mediat e pranishme se kryeministri Rama i kishte gënjyer qytetarët kuksianë lidhur me vendet e punës.

“Edi Rama erdhi pasi refuzoi të paguajë traun e kuksianëve. Si kryeministër që është ai po i shfrytëzon të gjitha mënyrat dhe me shpenzimet e shtetit ka ardhur dhe ka zbritur në aeroport. Ai po mban fjalën dhe unë dua ti them, nxirre lejen e Këshillit Kombëtar të Territorit, aeroporti i Rinasit ka 1077 të punësuar ndërsa Edi Rama me aeroportin e Kukësit e cila është një dhuratë do të punësojë 12 mijë persona. Po mashtron qytetarët me shifrat e aeroportit. Është turp përjashtimi i Bashkisë së Kukësit nga çdo përfitim për të marrë në këmbim aeroportin. Ne po marshojmë drejt aeroportit për t’i thënë kryeministri Edi Rama se nuk është i mikpritur në Kukës,”-tha Shehu.

Ditën e sotme, kryeministri Rama nga Kukësi konfirmoi Safet Gjicin si kandidat të PS-së në qytetin verior.  Në qytet, Rama u prit me protesta, ku mbështetësit e PD bllokuan Rrugën e Kombit, aty ku pritej të kalonte kryeministri. Ky i fundit për të shmangur përplasjen, zgjodhi të vinte në Kukës me helikopter. Mbështetësit e PD janë konfliktuar me policinë, ndërkohë që disa prej tyre janë shtyrë 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkim shehu edi rama protesta e pd ne kukes rama ne kukes bashkim shehu edi rama protesta e pd ne kukes rama ne kukes

Sondazh

Poll