Politike

Shqipëria vizitë zyrtare në Moskë, delegacioni shqiptar pritet në Kremlin (Foto)

5 Prill 2019, 13:37 Nga DOSJA
Shqipëria vizitë zyrtare në Moskë, delegacioni shqiptar

TIRANË– Qeveria shqiptare ka realizuar një takim me bashkëkryetarët e komisionit rus. Kjo vizitë u pasqyrua në faqen zyrtare të Ambasadës Ruse në Shqipëri.

Në njoftimin zyrtar të bërë nga faqja e Ambasadës Ruse në Tiranë, shkruhet se një ditë më parë është zhvilluar një takim pune midis Ministrit të Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Medias të Rusisë, z. Konstantin Noskov, dhe Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, z. Elton Haxhinjë.

Mbahet takimi i radhës i bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri

Në Moskë u zhvillua dje një takim pune midis Ministrit të Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Medias të Rusisë, z. Konstantin Noskov, dhe Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, z. Elton Haxhi, të cilët janë bashkëkryetarë të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor.

Palët diskutuan për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë perspektivat e bashkëpunimit në fushat e turizmit, tregtisë, bujqësisë, energjisë, teknologjive të informacionit dhe komunikacionit, arsimit, etj. U ra dakord për të vijuar punën mbi përmirësimin e kuadrit ligjor bilateral me qëllim që në kuadër të sesionit të radhës të Komisionit Ndërqeveritar në Tiranë të mundësohet nënshkrimi i një numri dokumentesh bilaterale,”- shkruhet në njoftimin e ambasadës ruse në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni shqiptar kremlin qeveria shqiptare vizite ne rusi rusi shqiperi delegacioni shqiptar kremlin qeveria shqiptare vizite ne rusi rusi shqiperi

Sondazh

Poll