Politike

PD e pret me protesta, Rama në Kukës: Pyll pa derra s’ka… por do fitojmë bashkinë, se Gjici është Kampion

5 Prill 2019, 13:25 Nga DOSJA
PD e pret me protesta, Rama në Kukës: Pyll pa derra s’ka…

KUKËS- Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Kukës, në kuadër të turit “Bashkia që duam” tha se si në çdo qytet edhe në Kukës “pyll pa derra s’ka”. Rama zyrtarizoi kandidatin e PS në Kukës, Safet Gjici, për të cilin tha se është “Kampion”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Jam i bindur se zhvillimet do të vijnë në të mirë të banorëve. Traditën e mikëpritjes e kemi shumë të fortë, edhe pse disa dalin te rruga. E dimë që pyll pa derra s’ka. Në kemi një program që mbështesim me para nga fondi i qeverisë për bujtinat dhe agroturizmin. Ka disa iniciativa, por duhet të ketë shumë më tepër. Ky aeroport këtu është mekanizmi që do të bëj një kapërcim të madh sepse do të rrisë numrin e konsumatorëve të shërbimeve rreth e rrotull. Do të ketë më tepër njerëz që do të kalojnë këtu, që do të blejnë, do të konsumojmë. Jemi në një moment për ndryshim shumë të madh të Kukësit. Jemi në momentin që ndryshimi duhet të fillojë që në Bashki. Kandidatin për kryetarin e Bashkisë, nuk e sollëm ne, por e gjetëm midis jush. E gjetëm dhe është kampion, ose të paktën për Kampion. Të paktën të mos fitoni Kampionatin, por të fitoni Bashkinë. Sado e mirë që të jesh, kur luan me një skuadër jo shumë të forte.

Ditën e sotme, kryeministri Rama nga Kukësi konfirmoi Safet Gjicin si kandidat të PS-së në qytetin verior. PS-ja ka filluar me konfirmimin e kandidatëve për kryetarë bashkish duke “ndezuar motorat” për zgjedhjet lokale të qershorit. Deri më tani janë rikonfirmuar: Kastriot Gurra për Librazhdin, Erion Veliaj për Tiranën, Dritan Leli për Vlorë, Armando Subashi në Fier; Majlinda Bufi për Roskovecin, Sotiraq Filo për Korçën; Gledjan Llatjaa në Elbasan; Pjerin Ndreut në Lezhë, Kastriot Gurrën për Librazhdin dhe Valdrin Pjetri në Shkodër. 

(F.g./Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e pd ne kukes rama ne kukes zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama protesta e pd ne kukes rama ne kukes zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll