Politike

Rama në Kukës: Do ndërtojmë aeroportin dhe stadiumin, Gjici është kandidati kampion

5 Prill 2019, 13:16 Nga DOSJA
Rama në Kukës: Do ndërtojmë aeroportin dhe stadiumin, Gjici

KUKES- Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Kukësit në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Rama zhvilloi një takim me qytetarë dhe mbështetës të PS ku i garantoi ata se do të vijojë puna për aeroportin dhe për stadiumin e ri që do të ndërtohet në këtë qytet. Kryeministri gjithashtu, zyrtarizoi kandidaturën e Safet Gjicit, si emrin që PS beson për të mundur të djathtën në një nga bastionet historike të saj. Rama foli për taksën në Rrugën e Kombit dhe kërkoi falje për një vendim që e quajti të nxituar. I shoqëruar nga Belinda Balluku dhe Ilir Beqja, shefi i qeverisë tha se PD është në një rrugë qorre e shoqëruar nga LSI. Në kohën që Rama zhvilloi takimin në Kukës, një protestë u zhvillua nga mbështetësit e PD ku nuk munguan përplasjet me policinë.

Ora 15:35- Rama tregon mesazhet me kuksianët: Ca çuna nga Londra më shkruajnë në 3 të natës, Lulit s’i ecën të shkretit

Kryeministri Edi Rama ka treguar mesazhet që ka shkëmbyer me disa të rinj nga Kukësi të cilët jetojnë në Londër dhe shtoi se për të mbaruar punë, qytetarët duhet të votojnë PS.

Ora 15:25-PD e pret me protesta, Rama në Kukës: Pyll pa derra s’ka… por do fitojmë bashkinë, se Gjici është Kampion

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Kukës, në kuadër të turit “Bashkia që duam” tha se si në çdo qytet edhe në Kukës “pyll pa derra s’ka”. Rama zyrtarizoi kandidatin e PS në Kukës, Safet Gjici, për të cilin tha se është “Kampion”.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia qe duam edi rama rama ne kukes zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 bashkia qe duam edi rama rama ne kukes zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll