Politike

Kriza politike/ Zyra e BE në Tiranë apel palëve: Punoni bashkë. Rama: Plotësisht dakord!

5 Prill 2019, 12:08 Nga DOSJA
Kriza politike/ Zyra e BE në Tiranë apel palëve: Punoni

TIRANË- Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë i ka bërë apel dy partive politike, PD dhe PS për bashkëpunim në mënyrë që palët të tejkalojnë krizën politike. 

“Është koha që të dy palët politike të punojnë së bashku për të mirën e përgjithshme të vendit”-thuhet në mesazhin e BE-së.

Pas apelit të ndërkombëtarëve, një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka ftuar edhe njëherë kundërshtarët e tij politikë për gjetur një zgjidhje për reformën zgjedhore.

Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve,votimi/numërimi elektronik,penalitetet e reja për shitblerjen e votës,duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!,”-shkruan Rama në Twitter. 

Mazhoranca është shprehur se e pret Partinë Demokratike për të kryer reformën zgjedhore, deri në 5 maj.

Çfarë është Reforma Zgjedhore?

Reforma zgjedhore është pjesë e paketës së kërkesave që opozita i kërkoi maxhorancës në marrëveshjen e 17 majit për t’u futur në zgjedhje. Komisioni i reformës zgjedhore përbëhej nga 8 ekspertë nga 4 për secilin krah politik. Ndër pikat që përfshin kjo reformë është: Depolitizimi i komisioneve zgjedhore, konsolidimi i balancës gjinore, votimi elektronik, kontrolli i financimit të partive politike, përfshirja e votave të emigrantëve etj. Punimet për arritjen e një draft-rezolute janë pezulluar pasi opozita ka djeguar mandatet. Afati i parashikuar nga legjislacioni për punën e Komisionit Zgjedhor është deri në datën 16 maj 2019. Ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, i deleguar nga Partia Socialiste për çështjet zgjedhore ka thënë sot se Reforma Zgjedhore do të jetë e vlefshme për zgjedhjet parlamentare 2021 duke i dhënë kohë opozitës të rikthehet deri më 5 maj. Në rast të kundërt, pjesa tjetër e Komisionit do të plotësohet nga “opozita e re.”

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike zyra e bashkimit europian në tiranë edi rama kriza politike zyra e bashkimit europian në tiranë

Sondazh

Poll