Politike

Incidenti/ Ministri Klosi: Negociuam dy orë me delegacionin serb, Kosova do qëndrojë si e ftuar speciale

5 Prill 2019, 11:17 Nga DOSJA
Incidenti/ Ministri Klosi: Negociuam dy orë me delegacionin serb, Kosova do

TIRANË– Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi në një prononcim për gazetarët jashtë ambientit ku edhe po zhvillohet Konferenca e Klimës për Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij, ministri Klosi shpjegoi arsyen e konflikit mes delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij, Kosova ishte ftuar me statusin e pjesëmarrësit special dhe në momentin që delegacioni i saj ishte përfshirë në rrjedhën normale të dikutimeve, Serbia kishte kundërshtuar.

“Përveç pjesës së debatit, diskutimet do të vijojnë për dy ditë. Kishim një dakordësi me kombet e bashkuara dhe me Serbinë përsa i përket prezencës së Kosovës si i ftuar special. Ajo që nuk u pranua ishte prezenca me të drejta të plota e Kosovës si folës dhe prezencë në tavolinën e përbashkët. Patëm dy orë negociata me delegacionin serb. Pranuan që Kosova të vazhdojë të jetë prezente si i ftuar special.”

Fjala e plotë e ministrit Klosi:

Është një aktivitet i organizuar nga Kombet e Bashkuara bashkë me rregullat e tyre. Unë ftova ministrin Matoshi si vend pritës i aktivitetit. Dhe i them faleminderit që ishtë këtu. Patëm mundësi për të diskutuar me ministrat e tjetë të tjerë të rajoinit. Mos të harrojmë që ka prezenca nga më të lartat në Kombet e Bashkuara. Grupet tona po vazhdojnë diskutimin. Trupi diplomatikë shtë pjesë e diskutimit. Mendoj që sot patëm një pozitivitet real pasi Kombet e Bashkuara dhe donatorët e pranuan Kosovën pjesë të këtij diskutimi. Përveç pjesës së debatit, diskutimet do të vijojnë për dy ditë. Kishim një dakordësi me kombet e bashkuara dhe me Serbinë përsa i përket prezencës së Kosovës si i ftuar special. Ajo që nuk u pranua ishte prezenca me të drejta të plota e Kosovës si folës dhe prezencë në tavolinën e përbashkët. Patëm dy orë negociata me delegacionin serb. Pranuan që Kosova të vazhdojë të jetë prezente si i ftuar special. Besoj që nuk jemi në ministrat e Mjedisit që duam ta fshehim problematikën që kemi për njohjen më shumë të Kosovës. Por edhe disa e sotme shënon një hap përpara. Nuk besoj që ka probleme të tjera përveç problemeve protokollare. Rregullat e UN nuk zgjidhen nga ana jonë.

Ditën e sotme në Tiranë u zhvillua Konferenca mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”. Konfereca nisi dy orë me vonesë pasi Serbia nuk ka pranuar që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në ‘tyrezën’ e organizuar nga Kombet e Bashkuara. Sipas ministrit Kosovar, Fatmir Matoshi, në bazë të rregullores së OKB, Kosova mund të marrë pjesë në konferenca vetëm me siglën e UNMIK.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi incidenti serbi-kosove konferenca per klimen tirane blendi klosi incidenti serbi-kosove konferenca per klimen tirane

Sondazh

Poll