Politike

Incidenti/ Ministri i Kosovës: OKB, rregulla që të prezantohemi me siglën e UNMIK, t’a harrojnë! E papranueshme!

5 Prill 2019, 10:02 Nga DOSJA
Incidenti/ Ministri i Kosovës: OKB, rregulla që të prezantohemi

TIRANE-Fatmir Matoshi, ministër i Mjedisit të Kosovës ka folur pas incidentit në konferencën për Klimën e Mjedisit, ku ministrat serbë nuk pranuan të uleshin me ministrat Kosovar.

Ministri thotë se shkak për këtë është bërë një rregull i vënë nga Kombet e Bashkuara, që Kosova të përfaqësohet nga zyrtarët e UNMIK.

“E papranueshme për Kosovën, nuk do të përfaqësohemi kurrë me logon e UNMIK. Ajo që ndodhi ka lidhje me rregullat e OKB. Rregulla strikte që kërkojnë që Kosova edhe më tutje të prezantohet nën siglën e UNMIK ose nga persona të qeverisë së Kosovës që janë të shoqëruar nga UNMIK. Gjë që për Kosovën është e papranueshme dhe s’mund të ndodhë kurrë. E shfrytëzuam si mundësi që të takojmë donarët dhe të kërkojmë mbështetje. Nuk flas dot për të tjerët, ambasadorët kanë shkuar. Ministri Klosi është me mua dhe s’është më pjesë e konferencës. Do vazhdojmë të paraqesim projekte teknike. Askush s’duhet të ëndërrojë se do ketë një mjedis të pastër, nëse ka ëndrra të tilla që një vend të përjashtohet nga projektet e përbashkëta.”-tha ai.

Ditën e sotme në Tiranë u zhvillua Konferenca mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”. Konfereca nisi dy orë me vonesë pasi Serbia nuk ka pranuar që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në ‘tyrezën’ e organizuar nga Kombet e Bashkuara. Sipas ministrit Blendi Klosi, vetëm pas dy orë negociatash delegacioni serb pranoi që Kosova të qëndonte por vetëm si e ftuar speciale. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi fatimir matoshi incidenti serbi-kosove blendi klosi fatimir matoshi incidenti serbi-kosove

Sondazh

Poll