Politike

Debati Çili-Spiropali për ‘tradhëtarët”, ministrja: Mos u pajto me këto forma bolshevike

5 Prill 2019, 05:58 Nga DOSJA
Debati Çili-Spiropali për ‘tradhëtarët”,

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasilit ka pasur një debat mes Henri Çilit dhe ministres Elisa Spiropali. Çili i ka kujtuar asaj se opozita e ligjshme është ajo që u votua me votë më 25 qershor dhe jo ata deputetë që kanë pranuar t’i zëvendësojnë në Kuvend. Por Spiropali tha se analisti nuk duhet të mbështetë lëvizjet bolshevike që bën opozita.

DEBATI: 

Çili: A i qëndroni rezultateve të 25 qershorit dhe ju, apo i keni braktisur? Pasi populli ka përcaktuar PD dhe LSI si opozitë.

Spiropali: Ne nuk po sjellim në Kuvend listat tona.

Çili: Ata janë deputetë të pavarur, por nuk janë opozita shqiptare në kuptimin e opozitës që voton populli shqiptar.

Spiropali:Ju jeni liberal dhe s’duhet të pajtohemi me këto forma bolshevike.

Çili: Opozita është ajo që ka votuat populli më 25 qershor.

Spiropali: Ne nuk e mohojmë. Ata kanë rënë, le ta bëjnë opozitën në rrugë ku kanë zgjedhur ta bëjnë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati per deputetët e rinj elisa spiropali henri cili debati per deputetët e rinj elisa spiropali henri cili

Sondazh

Poll