Politike

“Do iu çojmë për skrap”, Basha: Rama si adoleshent rrugaç, flet për hallate

4 Prill 2019, 20:10 Nga DOSJA
“Do iu çojmë për skrap”, Basha: Rama si adoleshent

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Të  paekspozuarit” në “News 24” tha se Edi Rama ka shfaqur së fundmi shenja të një njeriu që i lëshojnë nervat dhe ofendon e flet si adoleshent rrugaç.

“Fjalori i tij është jashtë çdo lloj normaliteti. Ai flet si një adoleshent rrugaç dhe ka nisur të na flasë për hallate dhe për skrap. Kur njeriu ndjen se i ka ardhur fundi, kërkon të kapet pas batutave krejtësisht bajate dhe banale të një njeriu të marrë fund. Rrugaçëria e tij lidhet me faktin se po e ndjen fundin e vet”, tha Basha.

Edi Rama ng Kuvendi tha se  PS do të fitojë sërish në zgjedhjet e ardhshme dhe do të çojnë për skrap partitë opozitare. “Duhet të ndaheni nga ata, jo kush është jashtë, kush është brenda, ato dy siglat ne do t’i çojmë për skrap”, iu drejtua deputetëve të rinj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cojme per skrap opoziten edi rama lulzim basha cojme per skrap opoziten edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll