Politike

Laert Vasili debat të ashpër me gazetarin: Mos më ndëprit se të betohem do të kthehem keq

4 Prill 2019, 19:50 Nga DOSJA
Laert Vasili debat të ashpër me gazetarin: Mos më ndëprit se

TIRANË- Aktori Laert Vasili, ka debatuar ashpër me gazetarin Gentian Gaba, ndërsa e ka paralajmëruar se nëse e ndërpret do t’i kthehet ashpër.

I ftuar në studion e emisionit “360 gradë” ku po diskutohet për temën “Sondazhet e përmbysin, Rama shpall “Luftë”…”, Vasili ndërsa ironizoi me drejtuesin e emisionit Artur Zheji, lidhur me termin sondazh, iu kthye ashpër gazetarit Gentian Gaba.

“Mos më ndërprit, se të betohem se do të kthehem keq. Më dëgjo mua se jam më lart se ti. Ajo që shoh është se e majta është fituese. Dy parti socialiste janë në mbi 60%. Për mua dy parti të majta janë fituese, ju lexojeni si të doni. E majta u shërben të varfërve”, – tha Vasili.

Nga ana e tij, Gaba ironizoi duke thënë: “E majta e do shumë shtresën e varfër, aq shumë e do saqe gjithmonë e shton atë. Këtë e thotë edhe sondazhi”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debat gentian gaba laert vasili debat gentian gaba laert vasili

Sondazh

Poll