Politike

Protesta e studentëve të UBT kundër prishjes së fidanishtes, Veliaj: Turp!

4 Prill 2019, 19:13 Nga DOSJA
Protesta e studentëve të UBT kundër prishjes së fidanishtes,

TIRANË- Kryetari i Bashiksë së Tiranës, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, (Lexo këtu) kundër prishjes së fidanishtes së UBT, për të ndërtuar një shkollë 9-vjeçare.

Sipas Veliaj, kjo është turp, pasi po ndërtohet në një pronë private të shpronësuar nga Bashkia e Tiranës dhe shkolla është jetike për zonën.

Postimi i Veliajt:

Im atë ka kaluar një dekadë në Univestitetin Bujqësor. Une kam kaluar fëmijërinë në vitet ’80!

Si u nënshtruan/korruptuan nga 200 ndërtime pa leje e nuk reaguan, qe turp!

Por akoma më turp sot, histeria ndaj shkollës JETIKE për Njësinë 11, në tokë PIRVATE shpronësuar nga Bashkia Tiranë ??‍♂️ TURP!

Studentët kërkojnë që brenda kampusit universitar të mos ndërtohet asnjë godinë pasi sipas tyre fidanishtja është shumë e rëndësishme edhe për procesin mësimor.

Në krah të tyre ka dalë edhe Partia Demokratike, ku kreu i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi, e ka quajtur si të paligjshme atë që po ndodh. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj protesta e studentëve tek ubt erion veliaj protesta e studentëve tek ubt

Sondazh

Poll