Politike

“Illyrian Guard”/ Ironizon Vasili: Alarm! Rimbjellja e kanabisit në masë

4 Prill 2019, 18:32 Nga DOSJA
“Illyrian Guard”/ Ironizon Vasili: Alarm! Rimbjellja e kanabisit

TIRANË- Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar vendimin e qeverisë për krijimin e një policie private nga radhët e Policisë së Shtetit. Në një postim në “Facebook”, Vasili ironizon policinë e shtetit, duke e identifikuar me krimin dhe mbjelljen e drogës.

Ish deputetit i LSI-së, u bën apel gazetarëve dhe shoqërisë që të vëzhgojnë fenomenin në mjaft zona të vendit.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Alarm,Mbjellja e Kanabisit ka rifilluar ne mase,qeveria eshte bere njësh me të!!!

Kjo polici në vend që të merret me krimin, në vend që të merret me kriminelët, në vend që të merret më trafikantët, në vend që të merret me Rimbjelljet masive e shume te mëdha të kanabisit, te cilat kanë rifilluar serish mbjelljet e mëdha të kanabisit me keq se ne 2015!!!

Gazetare,analiste,perfaqesues te shoqerise civile në se keni mundësi,vullnet dhe pergjegjshmeri,celularet aparate fotografike dhe kamerat e shikoni në mjaft zona te Shqipërisë.

Shkoni në qarkun e Gjirokastrës, shkoni edhe në qarqe të tjera.

Pra në vend të merret me këtë kjo polici e kapur koke e kembe nga trafiqet dhe krimi,a e di se çfarë bën kjo?

Sot kanë miratuar me VKM krijimin e një kompanie me oficerë me police të shtetit, që mund të ofrojë shërbime private të tjerëve.

Ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, me kapital 100 % shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë. (Lexo këtu ) Sipas vendimit të Qeverisë, bëhet me dije se Ministria e Brendshme tashmë do të ofrojë dhe shërbime policore kundrejt pagesës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike illyrian guard petrit vasili policia private illyrian guard petrit vasili policia private

Sondazh

Poll