Politike

Rama shkon me premtimin 12 mijë vende pune/ PD thirrje për protestë, Shehu: Kukësi kandidat për “NOBEL” s’e pret!

4 Prill 2019, 16:10 Nga DOSJA

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ka reaguar lidhur me vizitën që pritet të zhvillojë nesër në Kukës, Kryeministri Edi Rama, vizitë gjatë të cilës do të inaugurohen fillimet e punimeve për rikonstruksionin e aeroportit të Kukësit. (Lexo këtu) 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bashkim Shehu shprehet se Kukësi nuk mund ta presë Kryeministrin që nuk e trajtoi asnjëherë këtë qytet si pjesë të programeve qeveritare, vjel popullin e varfër të Kukësit me taksën e rrugës apo që lejon dhe pranon ndarjen e Kosovës.

“Kukesi, kandidat per cmimin Nobel per mikpritjen e mijera shqiptareve të Kosoves, nuk mund ta prese neser Kryeministrin qe nuk e trajtoi asnjehere Kukesin si pjese te programeve qeveritare; Kryeministrin i cili e vjel popullin e varfer te Kukesit cdo dite e cdo nate nepermjet takses se rruges; Kryeministrin qe lejon e pranon ndarjen e Kosoves”, – shprehet Shehu.

Sipas tij, “ai vjen, si gjithmone, me deshiren per te shfrytezuar cdo burim natyror te Kukesit, deri dhe aeroportin e Kukesit, qe eshte dhurate per popullin e Kukesit per humanizmin e treguar gjate Luftes se Kosoves, i cili me nje te rene te lapsit ua jep koncensionareve si te ishte prone e tij”.

Ndërkohë pas Bashkim Shehut, ka reaguar edhe Partia Demokratike me anë të kryetarit të saj në Kukës, Arif Rexhmati, i cili paralajmëron protesta. 

“Nesër avazi… nesër!!! Rama ik! Kukësi nuk të do! Rama ik!”, – shkruan Rexhmati. 

Rama shkon drejt Kukësit me premtimin për hapjen e 12 mijë vendeve të reja të punës, në fazën finale të aeroportit. 

Postimi i plotë:

Kukesi, kandidat per cmimin Nobel per mikpritjen e mijera shqiptareve të Kosoves, nuk mund ta prese neser Kryeministrin qe nuk e trajtoi asnjehere Kukesin si pjese te programeve qeveritare; Kryeministrin i cili e vjel popullin e varfer te Kukesit cdo dite e cdo nate nepermjet takses se rruges; Kryeministrin qe lejon e pranon ndarjen e Kosoves.
Neser ai vjen, si gjithmone, me deshiren per te shfrytezuar cdo burim natyror te Kukesit, deri dhe aeroportin e Kukesit, qe eshte dhurate per popullin e Kukesit per humanizmin e treguar gjate Luftes se Kosoves, i cili me nje te rene te lapsit ua jep koncensionareve si te ishte prone e tij.
E vetmja ndihme per Kukesin, vjen nga vellezerit tane ne Kosove qe ndertuan kopshte, shkolla dhe qendra shendetsore per femijet, ndersa Kryeministrit tone duhet ti tregoje dikush se femijet nuk mund te luajne futboll me barkun bosh.
Kryeministri Rama u mandatua dy here per te drejtuar Shqiperine dhe pasi ofroi kanabizim, kriminalizim, debimin e shqiptareve jashte atdheut dhe deshperimin shoqeror ne vendin tone, ne vitin e 6 te mandatit te tij, po iken me endrren per te drejtuar Bashkine e Kukesit.
Te vetmen bashki qe drejton Rama ne qarkun tone eshte Bashkia e Hasit, se ciles i ofroi laborator droge dhe ikje masive.
Per te gjitha keto, Rama duhet te ike.

Kujtojmë se pak më parë, faqja e quajtur “Kukësi” në Facebook, e cila një ditë më parë shpërndau një postim ku kërkonte nga qytetarët kuksianë, të mos lejonin që kryeministri Edi Rama të zhvillonte takimin e planifikuar në qytetin e tyre për këtë të premte, sot denoncoi se FNSH dhe RENEA janë nisur drejt Kukësit. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e kukësit bashkim shehu kukësi kundër vizitës së ramës bashkia e kukësit bashkim shehu kukësi kundër vizitës së ramës

Sondazh

Poll