Politike

Protesta e fermerëve/ Ish deputeti i LSI i përgjigjet Çuçit: Blegtorët të çojnë të fala

4 Prill 2019, 16:14 Nga DOSJA
Protesta e fermerëve/ Ish deputeti i LSI i përgjigjet

TIRANË-  Pas deklaratës së ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, ku tha se fermerët do të shpërblehen me 10 lekë për çdo litër qumësht, ka reaguar ish deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

Në një postim në Facebook, Spahiu fton ministrin Çuçi që të takojë fermerët në Dibër, për tu njohur nga afër me situatën aktuale. Spahiu akuzon Çuçin se është përgjegjës për shkatërrimin e drejtorisë së bujqësisë në qarkun e Dibrës.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut:

Ministrin e Bujqësisë e ftoj të takojë Afrimin, në Dibër.

Ja shpjegon ai shumë mirë situatën ku ka përfunduar blegtoria, e si rrjedhojë dhe prodhimi i qumështit. 

Të ngjitet dhe në Radomirë, ja shpjegojnë dhe blegtorët atje se si zgjidhen hallet e qumështit. Sot, ke shkatëruar drejtorinë e bujqësisë në Dibër. Ke shkatëruar laboratorin e bërjes së analizave të qumështit në Peshkopi dhe çdo fermer duhet të shkojë tre herë në muaj në Shkodër të çertifikojë cilësinë e qumështit.

Tani mendoje vete, që edhe sikur ta besojmë që do ta subvencionini 100 lekë (e di mirë që jeni shumë keq me financat) nuk ja zgjidhni dot hallet blegtorëve. Propagandës i doli kallaji dhe nuk ju beson më njeri.

Sot, të fala nga të gjithë blegtorët e Dibrësta, ata të Lushnjes po ti çojnë të falat përditë.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledi çuçi fermeret derdhin qumeshtin ne rruge perparim spahiu bledi çuçi fermeret derdhin qumeshtin ne rruge perparim spahiu

Sondazh

Poll