Politike

Erion Braçe kontrolle rrufe në Vlorë: Pushteti ynë legjitim, opozita braktisi shqiptarët

4 Prill 2019, 09:42 Nga DOSJA
Erion Braçe kontrolle rrufe në Vlorë: Pushteti ynë

VLORË- Pas shkarkimeve në Tatime, e Dogana, zv.kryeministri Erion Braçe ka shkuar në Vlorë ku ka kryer disa inspektime blic në disa drejtori.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se zv.kryeministri ka shkuar në zyrat e Drejtorisë së Porteve, Doganave, DAR, Sigurime Shoqërore dhe Shëndetësi. Burimet shtojnë se Braçe ka hasur në mungesë të drejtuesve dhe nënpunësve në vendet e punës, ç’ka e ka tensionuar zv.kryeministrit. Në përfundim të takimit, Braçe tha se pushteti i socialistëve është legjitim dhe se sot, opozita ka braktisur shqiptarët dhe ka dalë rrugëve.

Pjesë nga fjala e Braçes në Vlorë:

Në 1993 ishim në një situatë që…tani në 1 mijë metra katrorë të Tiranës protestohet për liri dhe demokraci, atëherë ka ardhur policia na ka nxjerrë nga selia e PS-së këtu. Kjo histori nuk do të përsëritet më as me ata që protestojnë. Që të gjesh gjuhën e përbashkët duhet patjetër që të jenë 2, 3, 4 apo 5.

Ne jemi legjitim në Kuvendin e Shqipërisë. Unë nuk di të kemi marrë pushtet ilegjitim. Mënyra si kanë votuar qytetarët është certifikuar nga ndërkombëtarët që e konsideron qeverinë dhe parlamentin legjitim. Është e tepërt që të komentoj palën tjetër, që është opozita e vjetër, e vjetër edhe si histori edhe për shkak të personazheve që e kryesojnë.

Iu kujtova çfarë ka ndodhur në 1993, ndërkohë që lideri i opozitës ishte në burg, sot është në Bruksel, Berlin, sorollatet lart e poshtë dhe njerëzit i lë aty në mes të katër rrugëve. Nga Shkodra në Sarandë nuk ka një votë të kontestuar nga një komisioner i PD-së që legjitimon qeverinë socialiste. Është i dobishëm dialogu, por më e dobishme ligjshmëria, nuk i jam i gatshëm për të folur për zgjidhje ekstraligjore dhe Kushtetuese, që i vijnë ndesh ligjit.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace inspektime ne drejtorite e vlores erion brace inspektime ne drejtorite e vlores

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2019, 09:28

TIRANË- Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i pranishëm ishte edhe kreu i Partisë Konservatore të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi. ...