Politike

‘Task Forca’ kontrolle në Durrës/ Gjonaj: 9 masa disiplinore për drejtuesit dhe specialistët e mjedisit

4 Prill 2019, 11:44 Nga DOSJA
‘Task Forca’ kontrolle në Durrës/ Gjonaj: 9 masa

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në raportimin javor të Task Forcës Antikorrupsion ka publikuar masat e marra pas kontrolleve në Durrës dhe Krujë.

Pas denoncimit të qytetarëve në platformën e qeverisë, kontrolle janë ushtruar në Agjensinë Rajonale të Mjedisit në Durrës.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar disa shkelje si: mosadministrim i praktikave në korrespondencë me pushtetin vendor apo edhe me ISHMPUT-në duke i kthyer shpeshherë në leje formale; moskryerja e verifikimeve në terren nga ana e strukturave të agjensisë për mospërputhje të dokumentacionit të pronësisë të ambienteve etj. 

Në përfundim të kontrollit janë rekomanduar 9 masa disiplinore, ku ndër të ndëshkuarit ishte edhe drejtori i insitucionit, drejtori i komanduar dhe 7 specialistë.

Masat e marra ndaj punonjësve të ARMD:

-Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet, për drejtorin e Agjensisë rajonale mjedisore Durrës në detyrë, në kohën e shkeljeve të konstatuara;

-Vërejtje për Drejtorin e komanduar të Agjensisë

– 7 “vërejtje” specialistët të monitorimit dhe specialistë të mjedisit.

Gjithashtu kontrolle u zhvilluan edhe burgun e Krujës, ku 3 punonjës akuzoheshin nga Prokuroria për veprën penale falsifikimi i dokumenteve dhe shpërdorim i detyrës.

Ndërsa nga strukurat kundër korrupsionit, në Policinë e Shtetit janë evidentuar 19 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe janë proceduar penalisht 27 autorë.

Njoftimi i plotë:

Gjatë javës së kaluar, Task Forca Antikorrupsion ka vijuar kontrolle dhe inspektime në institucionet e administratës publike dhe zyrat që ofrojnë shërbime për qytetarët.

Pas një denoncimi të kryer të platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al Task Forca Antikorrupsion ka kryer një kontroll të detajuar pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit Durrës (ARMD), lidhur me respektimin e kërkesave ligjore në ushtrimin e funksioneve rregullatore për lejet e mjedisit, dhënien e lejeve mjedisore, monitorimin e gjendjes së mjedisit, vlerësimin e ndikimit në mjedis, parimin e përgjegjësisë mjedisore, si dhe kontratat e lidhura në përfundim të procedurave të prokurimit.

Nga kontrolli janë evidentuar shkeljet në vijim;

-Mosadministrim i praktikave në korrespondencë me pushtetin vendor apo edhe me ISHMPUT-në duke i kthyer shpeshherë në leje formale

-Mos kryerja e verifikimeve në terren nga ana e strukturave të agjensisë për mospërputhje të dokumentacionit të pronësisë të ambienteve

-Mungesa e standartizimit në rastet e refuzimit të vetëmonitorimeve sipas aktiviteteve që ushtrojnë subjektet;

-Mos kryerje e matjes së zhurmave nga laboratorë të akredituar dhe të certifikuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Akreditimit;

Në përfundim të kontrollit janë rekomanduar 9 masa disiplinore;

-Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet, për drejtorin e Agjensisë rajonale mjedisore Durrës në detyrë, në kohën e shkeljeve të konstatuara;

-Vërejtje për Drejtorin e komanduar të Agjensisë

– 7 “vërejtje” specialistët të monitorimit dhe specialistë të mjedisit.

Gjithashtu kontrolle periodike vazhdojnë të ushtrohen edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.

Në datën 01.04.2019, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë materialet procedurale, në ngarkim të 3 punonjësve të IEVP Fushë – Krujë, për veprën penale falsifikimi i dokumenteve dhe shpërdorim i detyrës.

Nga strukurat kundër korrupsionit, në Policinë e Shtetit, për periudhën nga javën që lamë pas janë evidentuar 19 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, duke proceduar penalisht 27 autorë.”

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agjensia rajonale e mjedisit në durrës burgu i krujes etila gjonaj task forca antikorrupsion agjensia rajonale e mjedisit në durrës burgu i krujes etila gjonaj task forca antikorrupsion

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2019, 09:28

TIRANË- Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i pranishëm ishte edhe kreu i Partisë Konservatore të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi. ...