Politike

4 Prill 2019, 09:28 Nga DOSJA

TIRANË- Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i pranishëm ishte edhe kreu i Partisë Konservatore të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi. (Lexo këtu)

Teksa zhvillohej mbledhja, Gjuzi është përfshirë në një debat jo të zakontë me Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj. Ky i fundit u ankua se Gjuzi shkonte çdo ditë në ambientet e KQZ dhe kërkonte takime me ekspertët.

Në replikën e tij, Gjuzi ka pohuar se shkonte çdo ditë në ambientet e KQZ por mohoi të kishte lidhje me mandatin e tij.

Debati në KQZ

Klement Zguri: Ne jemi zyrtarë të shtetit, takimet të zhvillohen sa herë që ato do kërkohen. Nuk po i hyjë se kush ka qenë rasti konkret. Këtë gjë duhet ta keni kujdes.

Ylli Merklaj: Unë e shoh çdo ditë zotërinë (Kujtim Gjuzin) nëpër korridoret e KQZ-së. Tani kemi dhe punë të tjera, s’mund ta presim çdo sekondë dhe t’i japim…

Kujtim Gjuzi: E para unë s’nxitoj për të marrë diçka zoti Sekretar i Përgjithshëm i KQZ. Nëse ekspertët tuaj më thonë na prisni në holl, unë këtë s’mund ta pranoj se jemi në zyrat e shtetit shqiptar. Kryetari e bëri këshillimin e tij dhe unë e falënderoj këtë. Vartësit tuaj nuk më kanë pranuar në zyrë, ndërsa ju po. Unë do vij ditë për ditë në KQZ për aq sa ka një shqetësim lidhur me vonesat e kandidadëve. Ju prisni që 140 deputetët që do shkojnë në Parlament, pra pjesa e mbetur, ju doni ta çoni deri në fund të vitit, por ne s’mund të presim kështu. Prandaj kemi kërkuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Më tej, kandidati i 19-të për deputet nga listat e PD-së në Durrës tha në mbledhje se nga “burimet” e tij kishte rreth 49 personalitete që prisnin mandatin nga KQZ. 

“Janë 49 personalitete që presin të jenë parlament. Vakanca ka një ngecje se ku ka ne nuk po dyshojmë por po e ngremë si shqetësim. Posta, vakanca etj janë teori të tjera,”- u shpreh Gjuzi.

Kandidati nga lista e PD-së, e ka shprehur hapur që në ditët e para pas djegies së mandateve se do ta pranonte mandatin dhe se për një veprim të tillë ishte konsultuar nga ndërkombëtarët.

Më 21 shkurt opozita e bashkuar vendosi djegien e mandateve duke braktisur Kuvendin. Sipas tyre, vendimi vjen si rrjedhojë e kriminalizimit të Kuvendit. Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kqz kujtim gjuzi djegia e mandateve te opozites kqz kujtim gjuzi

Sondazh

Poll