Politike

Zgjedhjet në PE, Reporteri për Shqipërinë Fleckenstein rikandidon: Le të luftojmë së bashku

4 Prill 2019, 09:07 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PE, Reporteri për Shqipërinë Fleckenstein

Reporteri për Shqipërinë Knut Fleckenstein ka shpallur rikandidimin e tij në postin e eurodeputetit në zgjedhjet e ardhshme europiane që do të mbahen më 26 maj në Parlamentin Europian.

Lajmin e ka konfirmuar vetë eurodeputeti, me anë të një postimi në Facebook, ku edhe ka prezantuar moton e fushatës së tij.

“Megjithëse shumica prej nesh e marrin demokracinë si të mirëqënë duke mos e kuptuar se ajo po rrezikohet gjithnjë e më shumë në parim dhe në praktikë. Kështu që le të luftojmë së bashku dhe të lëvizim për të ardhmen!,”-shkruan Fleckenstein.

Rikandidimi i Fleckenstein vjen në një moment kur shumica e eurodeputeteve kanë filluar me paketimin e sendeve të tyre për t’u larguar nga ambientet e Parlamentit Europian. Eurodeputeti Fleckenstein i përket partisë SocialDemokrate në Gjermani, ndërsa në BE është pjesë e Partisë së Socialistëve Europianë.

(k.m/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be knut fleckenstein rikandidimi i fleckenstein zgjedhjet ne pe be knut fleckenstein rikandidimi i fleckenstein zgjedhjet ne pe

Sondazh

Poll