Politike

Kulisa me opozitën e re? Fotografi i Kuvendit: Ambra Borovën e solli ish-deputeti i LSI, e mori socialisti Bare (Foto)

4 Prill 2019, 05:36 Nga DOSJA
Kulisa me opozitën e re? Fotografi i Kuvendit: Ambra Borovën e solli

TIRANË: Një ditë më parë në Kuvend u betua deputetja Ambra Borova e cila ishte si kandidate në listat e LSI-së në Shkodër. Deputetja herën e parë mungoi në betim, ndërsa dje u shfaq në formë dhe u betua në parlament për mandatin e saj të parë. 

Fotografi i Kuvendit, Agim Rama ka publikuar një foto ku Ambra Borova shfaqet teksa hyn në Kuvend e shoqëruar nga deputeti socialist Besnik Bare. Një detaj që nuk duhet të lemë mënjanë është se Borova teksa ecën me Baren shfaqet e qeshur. 

Por jo vetëm kaq. Agim Rama sqaron se Ambra Borovën e ka çuar në Kuvend fillimisht deputeti Flamur Çela i LSI-së dhe pastaj në hyrje të godinës është shoqëruar nga deputeti Bare. 

Mesa duket deputetja Borova ka marrëdhënie të mira edhe me socialistët, por miqësitë i paska të ngushta edhe deputetët e partisë që i doli kundës, LSI-së.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim rama ambra borova besnik bare betimi i borovës flamur çela agim rama ambra borova besnik bare betimi i borovës flamur çela

Sondazh

Poll