Politike

Qytetarët lum komentesh kundër Hajdarit: Të ishte gjall Azemi i kishte kap me shkelma

3 Prill 2019, 19:44 Nga DOSJA
Qytetarët lum komentesh kundër Hajdarit: Të ishte gjall Azemi i

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, sot në Kuvend mbajti një fjalë që shkaktoi shumë debate. Hajdari në fjalën e saj u shpreh se: “Komisioni i Posaçëm Parlamentar i krijuar për Reformën Zgjedhore e ka përfunduar mandatin me 21 shkurt të këtij viti, pa rezultate të dobishme pa reformim të vërtetë të sistemit zgjedhor, propozimet e ekspertëve i shpërfillën sepse nuk duan reformë por vazhdimin e sundimit 28 vjeçar.

Por teksa Hajdari ka publikuar një foto me përshkrimin e mësipërm, në Intagram kanë vërshuar komentet si pro dhe kundër saj. Një prej komentuesve shkruan se ajo duhet të dal nga Kuvendi, ndërsa dikush tjetër shkruan se nuk do votoj më PD-në se është i zhgënjyer prej saj.

Komenti 1: Po turp moj goce e vogel te rish ne ate parlament me kriminelet une si demokrat nqs do jedh ne listat e pd nuk do te votoj kure nga zhgenjimi qe na dhe.

Komenti 2: Dil moj prej parlamenti se nuk te shkon kjo pun , . ti maje amanetin e babes tan .se te ishte gjall Azemi I kishte kap n shkelma te gjith ata kriminela qe Jan ne ate Parliament.

Hajdari sot në Kuvend ka sulmuar maxhorancën për Reformën Zgjedhore duke thënë se nuk mund të bëjnë marrëveshje me opozitën që ka dalë jashtë sistemit, por me deputetët e rinj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike azem hajdari komentet kunder hajdarit reforma zgjedhore rudina hajdari azem hajdari komentet kunder hajdarit reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll