Politike

Shkarkimet te Tatimet/ Rama: Shfaqen si persona në kërkim, një shitëse i filmoi teksa i bënin presion

3 Prill 2019, 17:52 Nga DOSJA
Shkarkimet te Tatimet/ Rama: Shfaqen si persona në kërkim, një

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me studentët e fakultetit ekonomik. Takimi u bë në kryeministri, teksa morën pjesë edhe pedagogë, të cilët shprehën problematikat rreth universitetit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama foli për reformën në Institucionin e Hetimit Tatimor. Ai u shpreh se punonjësit e tatimeve shfaqen nëpër biznese me pantallona të shkurtra, si persona në kërkim, kështu që sipas kryeministrit ky institucion do të reformohet totalisht duke punësuar ekselentë.

Më tej kryeministri tregoi edhe se një shitëse i kishte filmuar punonjësit e tatimeve, teksa i bënin presion.

Hetimi tatimor nuk mund të jetë funksional sikur e duam ne, nëse ata që shfaqen te dera për të kërkuar llogari, duken si njerëz në kërkim.

Është e pamundur, mua m’u ankua njëherë një shitëse, edhe tha më bëjnë presione. Po anonim të lutem, tha, i thashë i dua me emra…edhe ajo u bëri një video atyre. Unë nuk e besoja dhe mendova se ishin persona që ishin në kërkim, nuk e besoja dot. Hetues tatimor me ato çantat e vogla me rrip, pantallona të shkurtra, kam pas mbajtur edhe unë por nuk isha hetim tatimor, por piktor.

Tani duam të bëjmë reformë atje dhe të thërrasim ekselentë dhe të bëjmë një zgjerim. E kishim kufizuar te ata që kanë mbaruar këtë vit dhe sivjet, pro e zgjeruam në 4-5 vitet e fundit, dhe nga 375 të punësuarit, 10 ekselentë kanë ardhur nga jashtë shtetit, do të vijnë të tjerë me siguri. Unë bëmë si vendi, se kush mëson më shumë është budalla. Duhet të krijohet Akademia Fiskale,”– u shpreh kryeministri Edi Rama.

Ditën e sotme Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e rinj të tatimeve dhe doganave. I pranishëm ishte edhe zv/kryeminsitri Erion Braçe. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al mbledhja ka qenë e tensionuar dhe ka sjell reformimin e të gjithë administratës.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama institucionin e hetimit tatimor rama takim me studentet reforma tek tatimet edi rama institucionin e hetimit tatimor rama takim me studentet reforma tek tatimet

Sondazh

Poll