Politike

“Do t’i çojmë për skrap”, Strazimiri-Ramës: Ia vodhe shprehjen Renzit, zgjidh dënimin

3 Prill 2019, 16:01 Nga DOSJA
“Do t’i çojmë për skrap”,

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili shprehej se do të çonte për “skrap” siglën e PD dhe LSI.

“Duhet të ndaheni nga ata, jo kush është jashtë, kush është brenda, ato dy siglat ne do t’i çojmë për skrap”, tha Rama në Kuvend, duke iu drejtuar deputetëve të rinj.

Në përgjigje të kësaj deklarate, Strazimiri shprehet se këtë shprehje, pra “do t’i çojmë për skrap”, Rama e ka vjedhur nga ish-kryeministri italian Matteo Renzi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Strazimiri shprehet:

“”Betim” interesant, pavarësisht se ia ke vjedhur Matteo Renzit të 2012-ës që “betohej” se do çonte për skrap të gjithë kundërshtarët, brenda e jashtë partisë, e që e “çuan për skrap” vetëm pak pasi kërcënoi me “rottamazione” lart e poshtë…
Ti vetëm zgjidh si e do “rottamazione-n”: si Renzi? Apo si Mussolini?…
E ofrojmë edhe “a domicilio” si shërbim kur vjen puna për “trima” si ti ?… Ti vetëm mbaj “Betimin”!!
Sinqerisht,
POPULLI”

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike do t'i çojmë për skrap edi rama gent strazimiri rama kopjon renzin do t'i çojmë për skrap edi rama gent strazimiri rama kopjon renzin

Sondazh

Poll