Politike

Sfida e shkrimtarit Rudi Erebara: Nëse fiton Erion Veliaj, të nesërmen pres biletë dhe iki në Itali (VD)

3 Prill 2019, 15:18 Nga DOSJA
Sfida e shkrimtarit Rudi Erebara: Nëse fiton Erion Veliaj, të

TIRANË- Shkrimtari Rudi Erebara paralajmëron se në rast se kryetari aktual i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj rimandatohet në një mandat të dytë, atëherë ai do të largohet përgjithmonë nga Shqipëria.

Gjatë një bisede në studion e Fax News me gazetaren Klaudia Karabolli, Erebara u shpreh se sistemi ka rënë, e bashkë me të edhe ndërkombëtarët.

Mjetet janë të paqarta, njerëzit janë në padurim. Në rast se larg qoftë, fiton Erion Veliaj Bashkinë e Tiranës, të nesërmen në mëngjes unë pres biletën dhe iki në Itali. Sepse ne e kemi provuar diktaturën, që disa njerëz vranë mijëra të tjerë. 34 mijë u burgosën, etj. Këta njerëz janë gjallë. Ish-ministri i 2 prillit mbajti 1 minutë heshtje, e bija e Azem Hajdarit ka dalë kundër partisë së babait të vet. Ka rënë sistemi, kanë rënë edhe ndërkombëtarët.

Erion Veliaj, kryetari aktual i Bashkisë Tiranë u shpall kandidati zyrtar i PS për Tiranën në një mandat të dytë. Veliaj është kandidati i vetëm deri më tani, pas djegies së mandateve nga opozita.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj rudi erebara zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 erion veliaj rudi erebara zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll