Politike

Drejtori i ‘madh’ i Tatimeve martohet dhe ndahet, çfarë po ndodh me jetën sentimentale të Entos Duros? (Foto)

3 Prill 2019, 15:01 Nga DOSJA
Drejtori i ‘madh’ i Tatimeve martohet dhe ndahet, çfarë

TIRANË- Enton Duro, i sapo emëruar Drejtor i përgjithshëm i Tatimeve, mund të jetë në provë si menaxher i fondeve publike, por është menaxher i keq i rrjeteve sociale.

Për t’u zbuluar kjo duhej emërimi i tij në 27 mars.

Ishte mesditë kur këshilli i Ministrave liroi Vasilika Vjeron dhe emëroi Enton Duron.

Asnjë reagim nga drejtori i ri, deri të enjten në 28 mars, pikërisht në orën 06:44, ende pa u zgjuar njeri.

Me një postim në Facebook, njoftoi largimin nga detyra e mëparshme, por jo emërimin në krye të Tatimeve.

Këtë njoftim e bëri të nesërmen në orën 06.45 të mëngjesit, 1 ditë e 1 minutë pas njoftimit të parë.

Por, çuditërisht, një orë më vonë pas njoftimit të punës së re, postoi edhe një njoftim të çuditshëm, sapo ishte martuar.

Nuk kaloi shumë dhe njoftimi u zhduk nga muri i drejtorit të Tatimeve në mënyrë të mistershme.

Pas kësaj mbeten 2 shpjegime: Ose e ka shtyrë dasmën për t’i hapur rrugë Besa Shahinit këtë të diel, ose postimi ka dalë për arsye të keqmenaxhimit të rrjeteve sociale.

Urojmë që të mos menaxhojë kështu edhe taksat e shqiptarëve.

P.S: Paralelisht kur editori i Dosja.al po shkruante këtë lajm, kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe morën mbi tavolinë dorëheqjet e nëndrejtorëve në Tatime dhe Dogana. E gjitha është rastësi…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike enton duro shkarkimet ne tatime viraledosja enton duro shkarkimet ne tatime viraledosja

Sondazh

Poll