Politike

Belinda Balluku fillon fushatën për Spartak Kovaçin në Durrës, PS lokale e pakënaqur

3 Prill 2019, 14:45 Nga DOSJA
Belinda Balluku fillon fushatën për Spartak Kovaçin në

Ndërsa përflitet si kandidati më i mundshëm për Bashkinë e Durrësit, Spartak Kovaçi ka filluar të marrë autorësinë e investimeve të mëdha, që prekin komunitete të më dha.

“Një investim prej 10 milionë eurosh është realizuar në zonën e Gjirit të Lalzit për të ndërtuar impiantin e ri të trajtimit të ujërave të zeza. Ky impiant në fazën e parë do të mbulojë nevojat e 15 mijë banorëve, për t’u zhvilluar në një fazë tjetër deri në kapacitetin përpunues për 30 mijë banorë”, thuhet në një njoftim të shpërndarë sot, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Është përsëri Belinda Balluku që promovon një kandidat për një bashki të madhe.

Ministrja e emëruar 3 muaj më parë, që pret të bëhet kryetare e degës së PS në Tiranë, duket se do të jetë imazhi që ka zgjedhur maxhoranca për zgjedhjet lokale.

“Drejtori i Drejtorisë së Ujësjellës – Kanalizimeve në Bashkinë e Durrësit, Spartak Kovaçi e ka njohur ministren me teknologjinë e instaluar në këtë impiant, një teknologji bashkëkohore, për herë të parë e përdorur në rajonin tonë. “Them që është mjaft e veçantë sepse mund të jetë dhe e vetmja në rajon që ka këtë lloj vaske. Kursen hapësirë dhe ka një mirëmbajtje më të lehtë në të ardhmen”-tha Balluku.

Lidhur me afatet e përfundimit dhe dorëzimit të investimit drejtori i UKD-së Durrës u shpreh:

“Për dy muaj do të përfundojë komplet rrjeti i kanalizimeve dhe impianti do të merret në dorëzim dhe që nga ai moment ato mund të lidhin të gjitha resortet dhe bizneseve që janë bregut të detit. Ne kemi lënë pusetat gati me gjithë hyrjen dhe bizneset vetëm do bëjnë lidhjen me këto puseta. Gjë që do bëhet brenda këtij sezoni veror dhe nuk do kemi më asnjë derdhje në det dhe asnjë gropë septike në këtë zonë”.

Spartak Kovaçi, i propozuar nga vetë Vangjush Dako për të qenë pasardhësi i tij, më në fund ka folur, por me ministren Balluku.

Ndërsa PS e Durrësit zien nga pakënaqësia për emrat e propozuar, pasi nuk pranojnë as emrin e Spartak Kovaçit as emrin e Arbër Brahos, djalit të deputetit Spartak Braho.

PS e Durrësit preferon Ardian Çelën, drejtorin e OSHEE, por është vet ai që nuk pranon të kandidojë, duke krijuar një ngërç që duket se do të mbetet i tillë në të gjitha variantet.

Në variantin e rikandidimit të Dakos për herë të katërt, do të krijohet një ngërç mes PS dhe premtimit që të mos ketë pashallarë që rrinë më shumë se 3 mandate në Bashki.
Gjithashtu Dosja 339 1, është një argument kundër Dakos.

Nga ana tjetër, kandidimi i kujtdo prej dy kandidatëve krijon ngërç me PS e Durrësit dhe rrezikon fitoren e Bashkisë së dytë më të madhe në vend që qeveriset nga socialistët prej 19 vitesh.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku spartak kovaçi zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 belinda balluku spartak kovaçi zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll