Politike

“1 minutë heshtje për dëshmorët e 2 prillit”, Vokshi kundër Hajdarit: Ua kërkove atyre që i vranë

3 Prill 2019, 13:34 Nga DOSJA
“1 minutë heshtje për dëshmorët e 2 prillit”,

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi,  ka reaguar pas kërkesës së deputetes Rudina Hajdari për të mbajtur një minutë heshtje në Kuvend në nder të dëshmorëve të 2 prillit.

Në një reagim në Facebook, Vokshi e quan turp këtë kërkesë pasi sipas saj ata që po respektonin sot dëshmorët kanë urdhëruar vrasjen e tyre.

Ndër të tjera Vokshi shton se  Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, martirë të demokracisë, dhanë jetën e tyre për një Shqipëri të lirë dhe duhet çuar deri në fund amaneti i tyre.

REAGIMI I PLOTË

TURP të kërkosh një minutë heshtje për 4 dëshmorët e demokracisë nga ata që urdhëruan vrasjen e tyre!!!

Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, martirë të demokracisë, dhanë jetën e tyre për një Shqipëri të lirë pa komunista e ish sigurima, pa vrasës e pa urdhërues vrasjesh…

Ndaj është detyre e gjithësecilit orej nesh të cojme deri ne fund amanetin e tyre.

#NukKaKthimPas

#PërNjëShqipëriSiGjithëEuropa

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka kërkuar në seancën e sotme plenare, që të mbahet 1 minutë heshtje për 4 të vrarët e masakrës së 2 prillit. (Lexo këtu) Ditën e djeshme, u përkujtua në Shkodër 28-vjetori i vrasjes së Arben Brocit, Nazmi Kryeziu, Bujar Nishanaku dhe Besnik Ceka. I akuzuari kryesor nga familjarët e viktimave është Gramoz Ruçi, i cili asokohe ishte Ministër i Brendshëm. (Lexo këtu) 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi arben broci deshmoret e 2 prillit rudina hajdari albana vokshi arben broci deshmoret e 2 prillit rudina hajdari

Sondazh

Poll