Rama paralajmëron bizneset: Ja kush do lejohet të ushtrojë aktivitetin nesër, po mendojmë për hapje të tjera javët e ard
19 Prill 2020, 15:51Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe njëherë për hapjen e bllokut të parë të bizneset, që shihet një masë lehtësuese dhe fillimin e daljes nga situata e COVID-19. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se shumë biznese që do vijojnë të jenë dhe këtë javë të mbyllura kanë njoftuar se do të hapen.
Kreu i qeverisë shkruan se nëse do të gjenden bizense të hapura, jashtë urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë do të ketë penalizime për të gjithë. Po ashtu Kryeministri shprehet se nëse do të vijojë kjo ecuri e deritanishme e përhapjes së COVID-19 do të njoftohet shumë shpejt në ditët në vijim për një hapje të mundshme të një blloku tjetër biznesesh gjatë javëve të tjera.
REAGIMI I RAMËS
? KUJDES! ? KONSTATOJMË SE KA DYQANE JOUSHQIMORE QË LAJMËROJNË HAPJE PËR NESËR! HAP I NXITUAR NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN ÇDO HAPJE E PAMIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË! ? BIZNESET E LEJUARA, NË BAZË TË URDHËRIT TË MINISTRES SË SHËNDETËSISË PËR JAVËN E ARDHSHME (20-26 PRILL), JANË TË PUBLIKUARA NË PORTALIN E-ALBANIA, SË BASHKU ME PROTOKOLLET PËRKATËSE TË SIGURISË SHËNDETËSORE.
? HAPJA E ÇDO AKTIVITETI TJETËR JASHTË ASAJ LISTE TË MIRATUAR ËSHTË E KUNDËRLIGJSHME. E-ALBANIA DO TË KETË GATI NGA SOT NË MBRËMJE EDHE LEJEN PËR USHTRIM AKTIVITETI NË BAZË TË LISTËS SË MIRATUAR, TË CILËN ÇDO BIZNES DUHET TA DISPONOJË NGA E MARTA E TUTJE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË VET. ? JU LUTEM VERIFIKONI në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër? *duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL – 3 MAJ).
Një ditë më parë në portalin Qeveritar E-albaniaka publikuar sot listën e plotë të aktiviteteve të cilat lejohet të hapen nga e hëna. Në këtë listë, përveç ndërmarrjeve prodhuese lejohet të hapen edhe aktivitetet tregtare. Nga e hëna lejohet aktiviteti për të gjithë ata që merren me instalime elektrike, hidraulike, dhe disa specialitete të tjera të ndërtimit. Dyqanet e shitjes së luleve, byrektoret, fast-food, kancelaritë, kioskat ku lejohet shitja e gazetave, gjithashtu hapen nga e hëna. Gjithashtu, pjesë e listës së bizneseve që do të jenë hapur janë edhe tregjet me shumicë dhe pakicë të mallrave elektronikë, elektroshtëpiakeve, ushqimorë, e bujqësorë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot një plan me 5 pika, për daljen sa më shpejt nga situata e COVID-19. Në një postim në medi...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur krijimin e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Europë, duke publikuar edhe një video të mjekëve, të cilët ...
SHKODËR– Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për sa më shumë testime për koronavirusin në vend. Duke marrë sh...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka denoncuar se hotelet e përzgjedhur nga qeveria për karantinimin e shqiptarëve të ardhur nga j...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foto të fëmijëve dhe nënave të tyre, të cilët kanë dalë nga karantina për disa orë për herë të parë pas 40 ditë...
Qeveria ka shpallur, para dy ditësh, disa procedurash me vlerë totale €76 milionë për rindërtimin e shtëpive të dëmtuar nga tërmeti dhe ndërtimin e konvikteve d...
TIRANË– Ish-deputetja e partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka publikuar një video në Facebook, dhe kërkon mbylljen e fasonerive në periudhën e Covid...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar me video mënyrën se si merret nga e hëna leje-dalja me automjet përmes aplikacionit e-albania. Në një status në ...