Politike

Rastet e reja në Shkodër, Ademi kërkon testime me URGJENCË: Koronavirusi po përhapet në institucione

19 Prill 2020, 11:59 Nga DOSJA
Rastet e reja në Shkodër, Ademi kërkon testime me URGJENCË:

SHKODËR– Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për sa më shumë testime për koronavirusin në vend. Duke marrë shkasë nga dy rastet e fundit në Shkodër, Ademi ka kërkuar marrjen e masave në mënyrë që pandemia të mos përhapet edhe më tepër. 

Ademi shkruan se tashmë covid-19 në Shkodër nuk po përhapet vetëm tek qytetarët por edhe tek institucionet. 

“Sot, fatkeqësisht, janë regjistruar dy raste të reja të personave të infektuar me COVID-19 në institucionet që Shkodër. Është një personel i Reanimacionit në Spitalin e Shkodrës dhe një personel i FNSH-së Shkodër. Përsëris edhe një herë apelin tim publik për marrjen e masave shtesë për shërbimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, kërkesë testim me URGJENCË të personave që janë në terren çdo ditë: -Personelin shëndetësor në të gjitha institucionet e nivelet; -Policinë e Shkodrës; -Forcat e Ushtrisë; -Personat që punojnë e veprojnë në territor në asistencë e mbështetje të shtresave më në nevojë. Është JETIKE që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur sepse COVID-19 po përhapet në institucione të rëndësishme si ato të shëndetit dhe ruajtjes së rendit. Testimi është e vetmja rrugë për të frenuar përhapjen e COVID-19, bashkë me distancimin fizik e social. Qëndroni në shtëpi, duhet të shoqërohet me testimin në shkallë të gjërë, por edhe me pajisjen me mjete mbrojtëse të personelit shëndetësor, policisë, ushtrisë dhe personave që veprojnë në territorin e Shkodrës!”, shkruan Ademi.

Pas disa ditësh pa raste, Shkodra sot ka shënuar dy të infektuar. Burime për Dosja.al bënë me dije se njëri ishte një infermier në repartin e reaminacionit, ndërsa tjetri ishte efektiv i FNSH-ve. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi voltana ademi koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi voltana ademi

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2020, 15:56

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se do të caktohet një datë për gjyshërit dhe do të quhet Festa e Gjyshërve. Në një p...