Politike

Denoncimi i ish-deputetit Gjunkshi: Edi Rama nuk heq dorë nga klientët, shqiptarët i karantinon në hotelin e Sadri Abazit

19 Prill 2020, 11:33 Nga DOSJA
Denoncimi i ish-deputetit Gjunkshi: Edi Rama nuk heq dorë nga

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka denoncuar se hotelet e përzgjedhur nga qeveria për karantinimin e shqiptarëve të ardhur nga jashtë, janë në pronësi të Sadri Abazit.

Me anë të një statusi në Facebook, ku edhe ka shpërndarë edhe videon nga shqiptarët që presin radhën për t’u futur në hotel, Gjunkshi shkruan se stafi i hotelit i ka lënë të presin jashtë pasi janë gjendur të papërgatitur.

“Këto që shikoni në pamje nuk janë refugjatë nga Siria apo Afganistani që zbresin në Llampeduza… ato janë qytetarë Shqiptarë që kthehen nga Italia. Ka prej disa orësh që presin të akomodohen në hotel por , si organet shtetërore që janë të ngarkuara për ti strehuar edhe stafi i hotelit janë të pa përgatitur. Siç edhe shihet qytetarët në pritje për tu akomoduar po mbahen para hyrjes së Hotelit të deputetit Sadri Abazi duke shkelur kushtet e distancimit fizik. Qytetarët ankohen se duhet të vendosen në një hotel klientelist pa asnjë kusht të distancimit dhe për këtë fajsojnë qeverinë Rama. Këto pamje janë të turpshme , dhe organet kompetente duhet të mbajnë përgjegjësi. Ato janë qytetarë të këtij vendi. Ato janë vëllezërit tanë. Ato janë prindër Shqiptarë. Ato kanë emigruar dhe kanë familje këtu. Ato vijnë në shtëpinë e tyre. Ato nuk meritojnë të trajtohen më keq se refugjatët e luftës!,”-shkruan ish-deputeti. 

Ditën e djeshme u riatdhesuan 155 shqiptarë, 110 nga Roma dhe 45 nga Stambolli, që më pas u dërguan në disa hotele në Durrës ku edhe duhet që të karantinohen për 14 ditë. 155 shqiptarët do të duhet të qëndrojnë në një dhomë hoteli për 14 ditë, ku do të paguajnë 7 euro për ushqimin, ndërsa akomodimin e kanë të paguar nga qeveria. Shqiptarët kanë paguar edhe biletën e avionit gjithashtu. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike riatdhesimi i shqiptareve xhemal gjunkshi riatdhesimi i shqiptareve xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2020, 15:56

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se do të caktohet një datë për gjyshërit dhe do të quhet Festa e Gjyshërve. Në një p...