Politike

Fëmijët mbushën rrugët e qytetit, Rama: Sa bukur do të ishte të kishim fundjava pa makina

19 Prill 2020, 10:47 Nga DOSJA
Fëmijët mbushën rrugët e qytetit, Rama: Sa bukur do të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foto të fëmijëve dhe nënave të tyre, të cilët kanë dalë nga karantina për disa orë për herë të parë pas 40 ditësh. Të gjithë fëmijët nën moshën 10-vjeçare ishin të lirë të dilnin nga shtëpia ditën e sotme të shoqëruar nga nënat e tyre. 

“Sa bukur do të ishte sikur gjithnjë më pas, të kishim fundjava pa makina fare dhe të mbanim mend, se për hir të gjyshërve e të fëmijëve së paku, jetohet edhe pa semaforë, pa bori e pa smog, të shtunave e të dielave në këtë vend me klimë të mrekullueshme, të paktën nga shtatori në prill kur s’ka nisur ende koha e plazhit,“-shkruan Rama. 

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama njoftoi se sot mund të dilnin nga shtëpia vetëm nënat me fëmijë, jo më të mëdhenj se 10 vjeç. Leja e tyre për të qëndruar jashtë dhe për të shijuar rrezet e diellit ishte e vlefshme deri në orën 11:00 të paradites së sotme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2020, 15:56

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se do të caktohet një datë për gjyshërit dhe do të quhet Festa e Gjyshërve. Në një p...