Pampuri nxjerr videon me turma njerëzish: Mbyll fasoneritë, po rrezikoni jetën e 70 mijë grave e vajzave
18 Prill 2020, 20:00Nga DOSJA
TIRANË– Ish-deputetja e partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka publikuar një video në Facebook, dhe kërkon mbylljen e fasonerive në periudhën e Covid-19. Në një status në profilin e saj, Pampuri shkruan se Rama nuk i mbyll fasoneritë duke rrezikuar jetën e qytetarëve, sepse nuk ka dëshirë të përdorë taksat e shqiptarëve për këto rroga, por do që t’ua japë oligarkëve.
“PER EDI RAMEN VLEJNE ME SHUME LEKET E OLIGARKEVE SESA SHENDETI I SHQIPTAREVE. 70 mije punonjese, gra dhe vajza, shumica nena por edhe kryefamiljare, jane sot te ekspozuara para COVID 19. Dhe kjo vetem sepse Edi Rama refuzon t’i perdore parate e taksave te shqiptareve per t’u paguar rrogat ketyre punonjesve ne vend te koncesioneve dhe aferave korruptive me tendera gjoja sekret.
Faktet jane tronditese, gra dhe vajza punonjese ne fasoneri nga Tirana, Kruja e Shkodra janë infektuar me koronavirus. Po sa te tjera jane te infektuara qe u refuzohet testimi? Sa prej tyre kane infektuar edhe familjare e te aferm? Keto fakte tregojne se per Edi Ramen vlejne me shume milionat korruptive qe bashkendan me oligarket sesa 15 milion euro paga te punonjesve qe do te mbronin jeten dhe shendetin direkt te 70 mije punonjeve te fasonerive e mijera te tjereve qe jane familjare e te aferm te tyre. Me propagande nuk ushqehen shqiptaret dhe as nuk mbrohet jeta e tyre,”– shkruan Pampuri.
Mbyllja e fasonerive është kërkuar gjithë kohës nga Opozita. Edhe kryetari, Lulzim Basha ka bërë thirrja për mbylljen e fasonerive, kërkesë që është refuzuar nga qeveria.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar me video mënyrën se si merret nga e hëna leje-dalja me automjet përmes aplikacionit e-albania. Në një status në ...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike vijon t’i qëndrojë idesë së tij se vetëm me anë të testimit, mund të indentifikohen të infektuarit me Covid-...
Politike18 Prill 2020, 15:56
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se do të caktohet një datë për gjyshërit dhe do të quhet Festa e Gjyshërve. Në një p...
TIRANË– Grupi i ekspertëve antiCovid, i ngritur nga Partia Demokratike, kanë dalë në përfundimin se skaneri është shumë më i saktë se analiza me tamp...
TIRANË– Partia Demokratike vijon të këmbëngulë në lidhje me denoncimin e bërë nga ana e tyre për tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e maskav...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ironizuar listën e bizneseve që do të lejohen të hapen ditën e hënë. Në një reagim në rrjetet...
TIRANË- Komisioni i Venecias i sheh me dyshim aktet e qeverive në kohën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në një opinion të publikuar, për pande...
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për tenderin 3.5 milionë dollarë të maskave. Në një reagim zyrtar, MSh sqaro...
TIRANË- Që prej pasdites së djeshme, në të gjithë Shqipërinë janë të mbyllura edhe farmacitë e supermarketet, por gazetari investigativ, Artan Hoxha ia ka ...