Politike

“Vdiq në mëngjes dhe e fshehën, po luhet teatër me viktimat e Covid-19”, Spahia-Ramës: Je i besueshëm njësoj

18 Prill 2020, 19:11 Nga DOSJA
“Vdiq në mëngjes dhe e fshehën, po luhet teatër me

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia është shprehur se 69-vjeçari nga Shkodra që ndërroi jetë ditën e sotme, ka vdekur që në mëngjes por është fshehur nga autoritetet shëndetësore. Sipas Spahisë, kjo është mënyra që po ndjek kryeministri Edi Rama, për të fhsheur numrin e viktimave dhe për të mos raportuar në kohë reale vitkimat nga koronavirusi.

Spahia shton më tej se e njëjta gjë është bërë edhe me të tjerët që kanë vdekur, kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19, por që u janë regjistruar të dhëna të tjera. ‘Viktimat e Ramës’ sipas Spahisë janë të besueshme aq sa OBSH-ja ka besuar viktimat e Kinës. Ish-deputeti shton se rasti i Shkodrës, që është kthyer në një ‘minë me sahat’ ka ardhur pasi në spitalet atje kanë munguar masat mbrojtëse.

Denoncimi i plotë

Shifrat qe prodhon edi rama per covid, po aq te besueshme sa ato te kines! Sot përsëri u kapën në flagrancë, duke manipuluar faktet. Pacientin e vdekur nga Covid-19, e deklarojne të vdekur nga hemorragjia cerebrale, tamam sic bënë disa ditë më parë, e si me raste të tjera prej fillimit. Pacienti kishte ndërruar jetë që në mengjes dhe e fshehën si fakt. U detyruan ta pranojnë vetëm në mbrëmje pas denoncimit në media. Por zbatimi verbërisht i urdhërave politikë vazhdon. Edhe pse e pranojnë se pacienti kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, e mohojnë si shkak të vdekjes. Dhe jo rastësisht, ky stil makabër ndodh përsëri me Shkodrën. Nuk ishte rastësi tentativa për fshehjen e rezultateve të 54 tamponëve tre ditë më parë. Pjesë e të njëjtës skemë duket edhe manipulimi i shifrave të viktimave. Njerëz që shtrohen me Covdid, kur humbin jetën, u regjistrohen shkaqe të tjera, edhe pse të shkaktuara nga Covid.

Luajnë teatër sikur zbatojnë rekomandimet e OBSH, por e vërteta është krejt ndryshe dhe shifrat e Edi Ramës janë po aq të besueshme në sytë e vetë OBSH, sa ato të Kinës. Manipulimi që mbulohet me manipulime të tjera është krejt i dukshëm. E përsëris për të disatën herë e do vazhdoj ta bëj, si mjek së pari, se është koha për një hetim të thelluar epidemiologjik, për më shumë testime në personelin e Spitalit të Shkodrës, ku mungesa e masave mbrojtëse për ekipet atje, ka prodhuar këto rezultate alarmante për shëndetin dhe jetën e tyre e të pacientëve që ata kurojnë e u shërbejnë me vetëmohim. Ky lloj falsifikimi që ka nisur prej datës 28 shkurt dhe më herët, duhet të jetë objekt hetimi nga prokuroria, pasi edhe vetëm për efekt statistikash, është cënim i drejtpërdrejtë i shëndetit të qytetarëve në një kohë pandemie!

69-vjeçari ndërroi jetë pasditen e sotme në spitalin e Infektivit. Prej ditësh ai ishte trasnferuar nga Shkodra, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Edhe pak ditë më parë, me datë 13 ka ndërruar jetë një tjetër pacient i infektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për 59-vjeçarin me iniciale M.S., nga Puka, i cili ndodhej në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodrës. Fillimisht u raportua se 59-vjeçari ndërroi jetë për shkak të Covid-19, sipas MSH-Së, pacienti vdiq si pasojë e hemorragjisë cerebrale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia edi rama viktimat e koronavirusit ne shqiperi bardh spahia edi rama viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2020, 15:56

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se do të caktohet një datë për gjyshërit dhe do të quhet Festa e Gjyshërve. Në një p...