Politike

Basha këmbëngul: Vetëm nëpërmjet testimit masiv, dalim nga kriza e Covid-19

18 Prill 2020, 17:59 Nga DOSJA
Basha këmbëngul: Vetëm nëpërmjet testimit masiv, dalim

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike vijon t’i qëndrojë idesë së tij se vetëm me anë të testimit, mund të indentifikohen të infektuarit me Covid-19.

Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se testimi masiv është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë.

“Mirënjohje SHBA & @USAmbAlbania për ndihmën kundër COVID-19.Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe mbikqyrjes së të infektuarve & kontakteve të tyre.Testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza,”– shkruan Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike është përplasur kohët e fundit me kryeministrin Edi Rama, pikërisht për idenë e testimit. Sipas kryeopozitarit Basha, duhet testim masiv, ndërsa Rama nuk mendon të njëjtën gje. Ndërkohë të hënën në Shqipëri, nisin testimet seriologjike, fillimisht tek personeli mjekësor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulim basha koronavirusi ne shqiperi lulim basha

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2020, 15:56

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se do të caktohet një datë për gjyshërit dhe do të quhet Festa e Gjyshërve. Në një p...