TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se do të caktohet një datë për gjyshërit dhe do të quhet Festa e Gjyshërve. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Veliaj ka publikuar disa foto ku shihet të moshuar që kanë përfituar nga leja ditën e sotme dhe kanë dalë të shëtisin në parqet e Tiranës.
Krah fotove, kryebashkiaku shkruan se u është falenderues që kanë repertuar rregullat dhe sapo të kalojë Covid-19, do të caktohet një festë për ta.
“Tirana e paradites ishte nje festival qytetarie i gjysherve tane ne diten e pare te lirimit te levizjes. Mirenjohje per respektimin e rregullave dhe kur te kaloje kjo flame do t’i dedikojme nje dite te vecante Festes se Gjysherve per gjithe dashurine e miresine qe falni,”– shkruan Veliaj në Facebook.
E gjithë Shqipëria është në fundjavën e pestë të karantinës. Paraditen e kësaj të shtune, mijëra pensionistë në të gjithë vendin dolën nga banesa dhe iu drejtuan parqeve. Me një mik, ose bashkëshortin/en, ata kanë dalë sot për herë të parë në mënyrë të lejuar, pas gati 40 ditëve karantinë.
Shifrat optimiste të ecurisë së pandemisë po sjellin lehtësimin gradual të masave shtrënguese në Shqipëri, ku një sërë biznesesh të tjera do të hapen ditën e hënë me një protokoll të mirëpërcaktuar për funksionimin e tyre. Por, berberhanet, ende nuk janë të hapura.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Grupi i ekspertëve antiCovid, i ngritur nga Partia Demokratike, kanë dalë në përfundimin se skaneri është shumë më i saktë se analiza me tamp...
TIRANË– Partia Demokratike vijon të këmbëngulë në lidhje me denoncimin e bërë nga ana e tyre për tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e maskav...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ironizuar listën e bizneseve që do të lejohen të hapen ditën e hënë. Në një reagim në rrjetet...
TIRANË- Komisioni i Venecias i sheh me dyshim aktet e qeverive në kohën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në një opinion të publikuar, për pande...
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për tenderin 3.5 milionë dollarë të maskave. Në një reagim zyrtar, MSh sqaro...
TIRANË- Që prej pasdites së djeshme, në të gjithë Shqipërinë janë të mbyllura edhe farmacitë e supermarketet, por gazetari investigativ, Artan Hoxha ia ka ...
TIRANË- E shtuna ishte e dedikuar për pensionistët, ndërsa e diela rezervon një tjetër lajm të mirë. Të gjitha nënat me fëmijë deri në moshën 10 vjeç...
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sot tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e maskave mbrojtëse. Enkelejd Alibeaj dhe Albana Vokshi, jash...
Media prestigjioze amerikane “Bloomberg”, shkruan se Shqipëria e ka shumë të vështirë tanimë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Dy autorët e shkrim...
Tiranë- Sot kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me vargjet e Fan Nolit, pasi ka publikuar disa rreshta nga poezia“Anës Lumenjve”, ku jepet mesazhi se pas një...