Politike

Identifikimi i të infektuarve, ekspertët e PD-së: Skaneri është më i saktë se tamponi, metoda e qeverisë s’po funksion

18 Prill 2020, 14:46 Nga DOSJA
Identifikimi i të infektuarve, ekspertët e PD-së: Skaneri

TIRANË– Grupi i ekspertëve antiCovid, i ngritur nga Partia Demokratike, kanë dalë në përfundimin se skaneri është shumë më i saktë se analiza me tampon për të identifikuarit të infektuarit me Covid-19.

Në një reagim zyrtar të publikuar nga Partia Demokratike, shkruhet se ekspertët kanë konstatuar së të gjithë ata që kanë bërë skaner dhe kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, në analizën me tampon dalin negativë. Sipas ekspertëve të PD-së, kjo gjë ndodh sepse ata që testohen me skaner janë në nnjë gjendje më të avancuar të virusit. Nisur nga kjo gjë PD-ja shkruan se metoda e qeverisë për testimin me ‘përzgjedhje’ nuk po indetifikon të infektuarit në kohë.

Deklarate e grupit te eksperteve antiCOVID prane PD

Ne Qendren e Traumes u paraqiten dy paciente te traumatizuar. Ne egzaminimin e zakonshem me Scaner u konstatuan demtime egzistuese pulmonare, karakteristike prej Covid 19. Ne testimin virusologjik (tampon) te metejshem rezultojne negative, pra ka nje mosperputhje ne diagnoze. Po te analizojme dhe te dy rastet e meparshme te aksidentuara nga Durresi, gjejme po keshtu mosperputhje midis ekzaminimit Scaner dhe atij me tampon.

Ne kete situate, vete te dhenat e Scanerit, qe jane me te besueshme flasin per probleme serioze ne zbulimin e te prekurve, ne ndjekjen e ketyre, difekte keto madhore qe kerkojne zgjidhje:

—Se pari, ne keto raste duhet kerkim i dyfishte virusologjik (PCR) ne nje laborator tjeter me riperseritje te ekzaminimit pas 3-5 ditesh. Kjo norme tek ne nuk realizohet sepse gjithçka eshte monopol i nje laboratori, edhe pse jane mundesite e shfrytezimit te laboratoreve te tjere per kete test.

—Se dyti, pamja karakteristike nga Scaneri i atij pulmoni mund te vazhdoje te qendroje gjate mbas ketyre demtimeve virusale, pra rezultati negativ i “tamponit” nuk hedh poshte diagnozen me Scaner, pra as gjurmimin e domosdoshem te kontakteve, gje qe nuk po behet.

—Se treti keta paciente, ashtu si dhe depistimi ne teresi, kane nevoje per analizat imunologjike IGG, IGM dhe IGA gje e mundshme ne nje numer te konsiderueshem laboratoresh, por qe me gjithe insistimin tone vazhdon te shpallet “e ndaluar”. Theksojme se “justifikimi” me certifikimin nga OBSH te tyre, qe po perdoret per ta bllokuar edhe kete ekzaminim  vetem ne QSUT, eshte i pavertete. Vecse sot kur ka metoda te shumta te percaktimit te antitrupave qe nga imunokromatografia deri te ELISA; kujdes me perzgjedhjen!

—Se katerti, ky fenomen i zbulimit te demtimeve te mushketive prej Covid 19 nga ekzaminimet Scan per shkak te arsyeve te tjera, flet per moskorrespondimin e te dhenave zyrtare me numrin e te infektuareve ne realitet, si pasoje e nje niveli testimi me “tampon” shume nen nevojat e vendit dhe mungesen e plote te atij imunologjik, qe nuk mund te tejkalohen vetem me nga nje pike analizash. Duhen mobilizuar me rimbursim per qytetaret, te gjitha kapacitetet laboratorike ne qender e periferi per test, test, test.

—Se pesti, zbulimi i ketyre pacienteve me demtime te tilla ne mushkeri, pra ne stade te avancuara te semundjes, tregon nje mosfunksionim te hallkave, duke filluar nga mjeku i familjes, qe duhet te shnderrohet ne nje nga “motorret” kryesore, si dhe per domosdoshmerine e perfshirjes ne kete perballje per depistim e trajtim te te gjitha mundesive imazherike te vendit.

Shqipëria është tashmë prej një muaji nën kthetrat e Covid-19. Deri më tani në vend janë shënuar 548 persona të prekur, ndërsa 26 persona kanë humbur jetën. Harta e 9 rasteve të reja është zgjeruar në Kurbin me 5 raste, Kukës me 2, e Tiranë e Fier me nga një rast.  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë fituar 302 persona.

Gjatë kësaj periudhe Opozita ka pasur përplasje me qeverinë për nga mënyra e menaxhimit të situatës. Sipas PD-së, duhet të ketë më shumë testime, ndërsa qeveris nuk mendon kështu.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ekspertet e pd anti covid koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 ekspertet e pd anti covid koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll