Hapja e bizneseve të hënën, Tabaku bën ironi me listën: Do rifillojë prodhimi i anijeve, jemi lider në këto fusha (FOTO)
18 Prill 2020, 12:47Nga DOSJA
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ironizuar listën e bizneseve që do të lejohen të hapen ditën e hënë. Në një reagim në rrjetet sociale, teksa ndan me ndjekësit një pjesë të listës, Tabaku thotë se qeveria ka lejuar hapjen e prodhimit të anijeve, e mjeteve ushtarake, duke supozuar se përzgjedhja e bizneseve që do të hapen është e gabuar.
POSTIMI I PLOTË I TABAKUT:
Nderkohe nga e hena do rifillojne dhe aktivitete shume te rendesishme qe u nderprene vetem per keto jave. Prodhimi i anijeve, prodhimi i lokomotivave, prodhimi i avioneve dhe mjeteve te ushtrise! Shqiperia eshte lider ne keto fusha!
Portali Qeveritar E-albania ka publikuar sot listën e plotë të aktiviteteve të cilat lejohet të hapen nga e hëna. Në këtë listë, përveç ndërmarrjeve prodhuese lejohet të hapen edhe aktivitetet tregtare. Nga e hëna lejohet aktiviteti për të gjithë ata që merren me instalime elektrike, hidraulike, dhe disa specialitete të tjera të ndërtimit. Dyqanet e shitjes së luleve, byrektoret, fast-food, kancelaritë, kioskat ku lejohet shitja e gazetave, gjithashtu hapen nga e hëna. Gjithashtu, pjesë e listës së bizneseve që do të jenë hapur janë edhe tregjet me shumicë dhe pakicë të mallrave elektronikë, elektroshtëpiakeve, ushqimorë, e bujqësorë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Komisioni i Venecias i sheh me dyshim aktet e qeverive në kohën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në një opinion të publikuar, për pande...
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për tenderin 3.5 milionë dollarë të maskave. Në një reagim zyrtar, MSh sqaro...
TIRANË- Që prej pasdites së djeshme, në të gjithë Shqipërinë janë të mbyllura edhe farmacitë e supermarketet, por gazetari investigativ, Artan Hoxha ia ka ...
TIRANË- E shtuna ishte e dedikuar për pensionistët, ndërsa e diela rezervon një tjetër lajm të mirë. Të gjitha nënat me fëmijë deri në moshën 10 vjeç...
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sot tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e maskave mbrojtëse. Enkelejd Alibeaj dhe Albana Vokshi, jash...
Media prestigjioze amerikane “Bloomberg”, shkruan se Shqipëria e ka shumë të vështirë tanimë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Dy autorët e shkrim...
Tiranë- Sot kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me vargjet e Fan Nolit, pasi ka publikuar disa rreshta nga poezia“Anës Lumenjve”, ku jepet mesazhi se pas një...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar vendimin e nënshkruar për faljen e gjobave, kthimit të patentave dhe makinave që janë bllokuar gjatë shtetrrethi...
TIRANË- Zëdhënja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas vendimit të qeverisë ëprt ë falur të gjitha gjobat e marra gjatë periudhës së pandemisë. ...