Politike

Tenderi 3.5 mln dollarë/ Ministria e Shëndetësisë: PD të mos shpifë, por të bashkohet në frontin e luftës kundër Covid

18 Prill 2020, 12:39 Nga DOSJA
Tenderi 3.5 mln dollarë/ Ministria e Shëndetësisë: PD

TIRANE- Ministria e Shëndetësisë iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për tenderin 3.5 milionë dollarë të maskave. Në një reagim zyrtar, MSh sqaron se PD po shpif por, procedurat për blerjen e maskave janë të gjitha të bazuara në ligj. Ministria i bën thirrje PD të mos hedhë më baltë mbi punën e specialistëve, ndërsa i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë gjithçka që mund të duket e dyshimtë për të bërë transparencë.

REAGIMI I PLOTË: 

Në përgjigje të akuzave të rradhës dhe të strategjisë së njohur të Partisë Demokratike “shpif, shpif se dicka do mbetet”, kësaj rradhe në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e shpejta që u morën për mbrojtjen e personelit shëndetësor, sqaron për publikun se procedurat për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët gjatë kësaj epidemie, janë zhvilluar duke zbatuar legjislacionin në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon edhe një herë Partisë Demokratike të mos hedhë baltë mbi punën dhe sakrificën e specialistëve që punojnë ditë e natë në këtë ministri, në garë me kohën për të siguruar çdo mjet të nevojshëm në këtë luftë, që personeli mjekësor të jetë i mbrojtur dhe të punojë me standarde. Ministrisa e Shëndetësisë është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë, një orë e më parë!

Shpifjet e rradhës nuk do e ndihmojnë dot Partinë Demokratike të dalë nga bataku ku e ka katandisur veten, në vend që sot të ishte shembull i një opozite konstruktuve dhe bashkëpunuese.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar dhe do të vazhdojë të sigurojë – duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin – mjetet e mbrojtjes personale për personelin mjekësor në këtë situatë pandemie, sepse prioritet i yni është mbrojtja e shëndetit të mjekëve, infermierëve dhe stafeve mbështetëse që ndodhen në vijën e parë të zjarrit, në këtë krizë të paprecedent.

Partia Demokratike ka denoncuar sot tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e maskave mbrojtëse. Enkelejd Alibeaj dhe Albana Vokshi, kanë akuzuar MSh se ka bërë një tender ku blihen dyfish çmimit të tregut maskat. Një maskë, e blerë nga Vokshi me çmim 4 mijë lekë të vjetra në farmaci, për të cilën kishte edhe kuponin tatimor, nga MSH është blerë me vlerën 8 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që akuza nga Alibeaj, është se vjedhja sipas demokratëve është bërë me dijeni. Alibeaj tha se qeveria i ka zhdoganuar maskat me 3 euro dhe pastaj i ka blerë me 8 mijë lekë copën, ose me rreth 6.5 euro. Kompanitë e favorizuara sipas PD janë FARMA NET dhe EUROMED.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ministria e shendetesise partia demokratike tenderi i maskave ministria e shendetesise partia demokratike tenderi i maskave

Sondazh

Poll